10 mrekullitë nëntokësore

Planeti ynë ka shumë mrekulli natyrore. Disa prej tyre i kemi para syve, ndërsa të tjerat fshihen nën tokë. Shikoni listën të këtyre xhevahirëve të paimagjinueshëm nëntokësorë, që ofrojnë një përvojë të paharruar…

10. Miniera e kripës Wieliczka, Wieliczka, Poloni

nentoka10

Kjo minierë e kripës daton që nga shekulli i 13-të. Sot ajo është një muze: mbi 1.2 milion turistë e vizitojnë atë për shkak të atraksioneve të saja nëntokësore. Në të është një liqen nëntokësor, kompleksi për mirëqenie, shumë skulptura të kripës, e madje edhe një katedrale e gdhendur, e tëra e bërë nga kripa!

Si të arrini atje?

Ajo gjendet vetëm 10 km nga qyteti i bukur i vjetër i Krakovës. Atje mund të arrihet me autobus, tren apo makinë, duke marrë rrugën E40.

9. Minerat e kripës në Ekaterinburg, Rusi

nentoka9

Mure me ngjyrë të bardhë në të kuqrremtë të shtresave të mineraleve të kaliumit dhe magnezit, që paraqesin perceptime të reja ose të ndryshme nga përvojat shqisore – janë gjetur 200 metra nën sipërfaqen e këtij qyteti industrial. Megjithatë, këto miniera mund të vizitohen vetëm me leje nga qeveria.

Si  të arrini atje?

Me aeroplan në aeroportin ndërkombëtar të Ekaterinburgut nga qytete të ndryshme evropiane apo Dubai, Tel Avivi, Stambolli e Tashkent.

8. Bounce Below, Uells, Mbretëri e Bashkuar

nentoka8

Kjo mrekulli në minierat Llechwedd, ofron përvojën më emocionuese të kërcimit të përjetuar ndonjëherë! Tri trampolina gjigande janë gjetur në një minierë të pashfrytëzuar, 176 vjet e vjetër. Ky shesh nëntokësor lojërash, i pari në në botë i këtij lloji, ndriçohet nga dritat shumëngjyrëshe, të cilat e bëjnë  atë edhe më imponues.

Si të arrini atje?

Bounce Below gjendet në Antur Stiniog, Gwynedd. Atje arrihet me tren nga qytete të ndryshme britanike.

7. Qyteti  nëntokësor Derinkuyu, Kapadokia, Turqi

nentoka7

I gdhendur në shkëmbin e butë vullkanik, në shekujt  8 dhe 7 p.e.s nga Frygianwt, qyteti ishte  përdorur për të shërbyer si strehimore nga pushtimet. Qyteti është 60 metra i thellë dhe është i ndërlidhur me tunele. Në të  mund të strehoheshin mbi 20.000 njerëz! Sot pjesa më e madhe e tij është e hapur për turistë.

Si të arrini atje?

Turnetë e organizuara turistike fillojnë nga Goreme – një qytet ky në Kapadokia.

6. Cenotes (Gropat), Meksikë

nentoka6

Gropat e thella natyrore të krijuara nga fundosja e dheut janë të shpeshta në Meksikë. Disa prej tyre, si ajo në Chichen Itza dhe Valladolid, janë veçanërisht të bukura dhe të popullarizuara tek turistët. Dikur Cenotes e shenjta janë vizituar nga pelegrinët, të cilët sakrifikonin objekte, e ndonjëherë edhe njerëz.

Si të arrini atje?

Në destinacionin tuaj të të preferuar mund të arrini me autobus ose si pjesë e ndonjërit prej shumë turneve turistike me udhërrrëfyes që organizohen nga qytete të ndryshme të Meksikës.

5. Humnera e akullit,  Shkëmbinjtë kanadez, Kanadë

nentoka5

Shpella e rrezikshme qe nuk e lë të dalë jashtë ajrin që hyn në të, duke krijuar kështu shtresa të lëmuara të akullit me një trashësi prej disa metrash. Ajo ka një akustikë të mahnitshme. Megjithatë, vetëm profesionistëve iu sugjerohet që të ngjiten këtyre shpellave të akullit, sepse gabimi më i vogël bën që të rrëshqisni dhe përplaseni për mure.

Si të arrini atje?

Ky vend gjindet ë kufirin Alberta/British Columbia, e cila është 90 minuta ngasje me makinë larg nga Kalgari.

4. Carlsbad Caverns, New Mexico, SHBA

nentoka4

Kjo shpellë e cila gjendet në Malet Guadalupe, përmban dhoma të mëdha gëlqerore. Gurë gëlqeror dhe stalaktite ka në të gjithë shpellën. Në dritë, ata reflektojnë ngjyra të ndryshme dhe për një kohë i çojnë vizitorët në një botë tjetër magjike.

Si të arrini atje?

Ajo gjendet 40 km nga Carlsbad. Atje mund të shkohet me makinë apo autobus, përmes Autostradës amerikane  62 dhe 180.

3. Stacioni i metros i Stokholmit, Stokholm, Suedi

nentoka3

E njohur jozyrtarisht si “galeria artistike më e gjatë në botë”, stacioni i metrosë ka disa piktura të mrekullueshme. Sipërfaqja e fortë shumëngjyrëshe e mureve dhe e tavanit krijon një përshtypje surreale të një hapësire të përfshirë nga flaka. Ideja fillestare për t’i sjellë publikut artin duke përdorur hapësirën publike, ka funksionuar me të vërtetë mirë.

Si të arrini atje?

Në të lehtë më arrihet nga çdo pjesë e Stokholmit.

2. Shpellat Batu, Gombak, Malajzi

nentoka2

Kodra e popullarizuar gëlqerore ka shumë shpella dhe është një vend i shenjtë, që vizitohet nga vendasit dhe turistët. Kompleksi i tempullit është i përhapur në të gjithë kodrën. Në minierat nëntokësore ka formacione gëlqerore mahnitëse dhe specie të rralla të kafshëve.

Si të arrini atje?

Ky vend është vetëm 13 km në veri të Kuala Lumpur. Rruga të cilën e përshkon treni deri tek  shpella thuhet të jetë shumë e bukur.

1. Shpella Waitomo, King Country, Zelandë e Re

nentoka1

Sistemi i shpellave Waitomo është mbi 2 milion vjet i vjetër. Në mesin e shpellave spektakolare gëlqerore, Shpellat Glowworm janë më mahnitëset: krimbat që shkëlqejnë (Arachnocampa Luminosa), që janë të një madhësie sa të mushkonjës gjinden vetëm në Zelandën e Re dhe Australi. Ata rrezatojë në errësirë duke krijuar një pamje unike.

Si të arrini atje?

Shpellat janë 2 orë larg nga Auckland, 1 orë nga Hamilton dhe 2 orë nga Rotorua. /NGJYRA.COM/

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply