Statistika të çuditshme dashurore

Statistikat janë të pamëshirshme: 32 për qind e njerëzve janë në lidhje me partnerë të gabuar, meshkujt parandiejnë tradhtinë në 50 për qind të rasteve, mirëpo intuita femërore është e paimagjinueshme.

Pothuajse 68 për qind e meshkujve mendojnë që nëse femra i fton në kafe, në mënyrë suptile i fton në seks, ndërkaq 11 për qind e tyre kanë ndërprerë lidhjen për shkak të maceve.

Po të kishin ditur çdo gjë që më vonë kanë kuptuar, rreth 70 për qind e femrave nuk do të martoheshin me partnerin aktual, ndërkaq 39 për qind e njerëzve besojnë që në martesë janë me shpirtin e tyre binjak.

Rreth 21 për qind e tyre kanë konsideruar se janë martuar me personin “e vërtetë”, mirëpo kjo është treguar e gabueshme, derisa 32 për qind sigurisht që kanë gabuar.

Nëse mashkulli mendon që partnerja po e tradhton, besueshmëria që ka të drejtë është 50 për qind, mirëpo nëse për këtë dyshon femra, ekziston 85 për qind shansi që pabesia të jetë e arsyeshme, zbulon studimi i specialistit australian të statistikave John Crusher, autor i librit “Dashuria në numra”.

Femrat joshen nga meshkujt me fanella të kuqe të rrethuar me femra, ndërsa për meshkujt femra më tërheqëse është ajo që është e vetme.

Pjesëtaret e gjinisë “së bukur” do ta hedhin flokët prapa nëse dëshirojnë të tërheqin vëmendjen apo i vënë këmbën mbi këmbë dhe bëjnë rreth me gisht në gotë. Mirëpo, nëse ulen dhe e vënë çantën pas shpine, pikërisht fshehin diçka.

Pyetjes “a ju duken vithet e mia të mëdha në këto rroba”, pothuajse 52 për qind e meshkujve nuk do t’i përgjigjeshin në mënyrë të sinqertë, thuhet në studim. /NGJYRA.COM/  

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply