Shtatë vendet më të veçanta në botë

Lugina e Vdekjes, Shkretëtira Atakama dhe qyteti i Shangait, janë tre nga shtatë vendet më të veçanta që ekzistojnë në planetin tonë – sipas një liste që e ka hartuar Deutsche Welle.

shtateshe 1

Parku kombëtar, “Lugina e Vdekjes” në Kaliforni është vendi më i nxehtë në Tokë. Më 10 qershor 1913, në stacionin meteorologjik në Rançin Greenland, temperatura e matur e ajrit ishte 56.67 °C.

shtateshe 2

Nga ana tjetër, vendi më ftoftë në botë është Platoja Lindore e Antarktikut – ku gjatë natës temperaturat zbresin deri në – 92 °C.

shtateshe 3

Në pjesën qendrore të shkretëtirës Atakama, në Kili, ekziston një vend të cilin klimatologët e quajnë  “Shkretëtira e plotë” – sepse aty kurrë nuk ka rënë asnjë pikë shiu – së paku jo që nga koha kur kanë filluar matjet klimaterike.

Mawsynram, which is the wettest place in the world, Meghalaya, India - Jun 2014

Vendi më i lagësht në botë është fshati Mawsynram, në shtetin verilindor të Indisë Meghalaya, në kufi me Bangladeshin. Në këtë fshat gjatë një viti bie 11.873 mm shiu.

shtateshe 5

Shangai ndërkaq, është vendi më dëndësinë më të madhe të popullsisë në botë. 24.15 milionë njerëz jetojnë në shtetin afrikan Angola – mirëpo, po aq njerëz jetojnë vetëm në qytetin e Shangait.

shtateshe 6

Pika më e lartë në botë është Mont Everesti në Himalaje, 8.848 metra. Edmund Percival Hillary nga Zelanda e re dhe udhërrëfyesi i tij Tenzing Norgay ishin të parët në botë që e pushtuan këtë maje, që njihet si kulmi i botës – më 29 maj 1953.

shtateshe 7

Në listën e përpiluar nga DW gjendet edhe gropa Challenger në Oqeanin Paqësor – që njihet si pika më e thellë e Tokës. Challenger gjendet në jugpërëndim të Guamit, rreth 11 km nën sipërfaqen e oqeanit. Deri më tash, vetëm tre persona kanë arritur deri te kjo pikë dhe një prej tyre është regjisori i famshëm James Cameron (2012). /NGJYRA.COM/ 

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply