Seksi me partnerin e përhershëm është shumë më i mirë!

Seksologët thonë që të gjithë gënjejmë kur flasim për numrin e përvojave seksuale. Zakonisht femrat pranojnë që kanë pasur më pak, ndërkaq meshkujt dëshirojnë të lavdërohen duke thënë se kanë pasur numër të madh të partnereve seksuale, seç kanë pasur në realitet.

E pra, numri i partnerëve tanë seksualë nuk flet edhe aq shumë për shkathtësitë tona në krevat dhe për kualitetin e jetës sonë seksuale. Shumica e ekspertëve janë të bindur që seksi më i mirë është ai ndërmjet partnerëve të përhershëm. E pra, cilat janë përparësitë e monogamisë?

Partnerët e përhershëm bëjnë seks më shpesh

cifti-akt-444

Çiftet që jetojnë bashkë, bëjnë seks më shpesh se të tjerët dhe kështu arrijnë të bëjnë më shumë përvojë. Mirëpo, ekziston mundësia që seksi i  rregullt të bëhet monoton, sepse entuziazmi seksual me kohë fashitet.

Mirëpo nëse janë të gatshëm të dy partnerët që në repertorin e tyre të fusin risi, seksi mund të jetë gjithnjë e më i mirë.

Jeta seksuale e atyre të cilët nuk kanë lidhje serioze përjeton ngritje dhe rënie, ndërkaq midis marrëdhënieve seksuale mund të kalojë një vit i tërë apo edhe më shumë.

Lidhjet afatgjatë ndihmojnë në kënaqësinë seksuale

cifti biseda2

Lidhjet e gjata, që bazohen në besimin dhe në komunikimin e sinqertë, mund të ndihmojnë në mirëkuptimin e seksit. Partnerët mund të bisedojnë për atë se çka u pëlqen e çka jo, dhe në këtë mënyrë e harmonizojnë pothuajse deri në perfeksionim.

Nga kënaqësia juaj intime mund të nxirrni më të mirën e mundshme. Partnerët të cilët nuk njihen mirë, shpesh janë tepër të turpshëm, gjë që u bëhet pengesë që t’i harmonizojnë pikëpamjet e tyre seksuale.

Kujdesi për shëndetin personal

cifti akt111

Nuk është e nevojshme që të theksohet që partnerët, të cilët e njohin njëri-tjetrin një kohë të gjatë si edhe të kaluarën e tyre seksuale, mund të brengosen shumë më pak rreth sëmundjeve seksuale.

Krahas kësaj, partnerët e tillë gjithashtu me kujdes përdorin mjetet kontraceptive dhe krijojnë familje kur ata dëshirojnë.

Mirëpo, nëse keni shumë partnerë, rreziku nga infektimi është shumë më i madh, ndërkaq krahas kësaj, më së shumti fëmijë të padëshiruar janë lindur pikërisht nga seksi i pakontrolluar.

Të gatshëm për eksperimentime

cifti max4

Mbase mendoni që seksi me numër më të madh partnerësh ju ndihmon në perfeksionimin seksual. Edhe pse personat ndërrohen, shprehitë e vjetra mbeten, sepse për shkak të mungesës së  relaksimit aventurierët frikësohen të provojnë diç të re.

Partnerët e përhershëm mund të bisedojnë haptas për fantazitë tyre seksuale dhe janë të gatshëm për eksperimentime. Kur propozoni diçka të re, nuk do t’ju paragjykojë as nuk do të mendojë për ju se diçka nuk është në rregull.

Edhe pse të gjithë partnerët e rinj sjellin në seks diçka personale, freski dhe risi,  partneri i vjetër besnik mund të jetë edhe më joshës. /NGJYRA.COM/

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply