banner

E gjelbër

Ronda16

Ronda, qyteti mahnitës në Spanjë


Ronda është një qytet në krahinën spanjolle Malaga, me një popullsi prej rreth 35.000 banorësh, që ndodhet rreth 100 kilometra në perëndim të qytetit Malaga.

Në këtë qytet për herë të parë janë vendosur Keltët, të cilët në shekullin e 6-të para erës sonë e kishin quajtur Arunda, ndërsa më vonë në afërsi të tij ishin vendosur kolonët fenikas ku patën  themeluar qytetin Acinipo, i njohur nga vendorët si Ronda la Vieja, Arunda ose Ronda e Vjetër.

Ronda18

Qyteti i tanishëm është pak më modern, që do të thotë se ndërtesat më të vjetrajanë me prejardhje romake që nga koha e Scipio Plakut, i cili e kishte përdorurkëtë zonën për t’u pozicionuar.

Ronda është zhvilluar përsëri në qytet dhe titulli i qytetit zyrtarishti është dhënë  gjatë sundimit të Jul Cezarit.

Qyteti ndodhet në një zonë malore në një lartësi mbidetare prej rreth 750 metrash, ndërsa pjesa më e famshme e qytetit është kanioni i pjerrët rreth 100 metra i thellë, El Tajo i gërryer nga lumi  Guadalevin, i cili rrjedh përmes qytetit duke e ndarë atë në dysh.

Ronda20

Pjesët e ndara  të qytetit lidhen me 3 ura: Puente Romano, Puente Viejo dhe Puente Nuevo. Prej tyre më e larta është Puente Nuevo, e cila është më shumë se 120 metra e lartë.

Shekuj me radhë Ronda ka tërhequr artistë nga të gjitha sferat, ndërsa disa prej tyre si Ernest Hemingway dhe Orson Welles kanë qenë edhe banorë të “përkohshëm” të këtij qyteti, në të cilin disa vite kanë banuar me muaj të tërë. /NGJYRA.COM/

Ronda3 Ronda Bridge & Gorge Ronda - Vista desde levate Ronda5 Ronda6 Ronda7 Ronda - Arco de Felipe V Ronda9 Ronda11 Ronda13 Ronda14 Ronda15 Ronda17 Ronda19 Ronda12