banner

E gjelbër

Reykjadalur3

Reykjadalur – lugina ku rrjedh lumi i ngrohtë


Rreth 45 kilometra larg kryeqytetit Reykjavik, gjendet një luginë e “fshehur”, që njihet si një prej zonave më gjeotermike në Islandë. E njohur si “Lugina e avullit”, kjo pikë turistike përherë është e mbuluar nga retë e avullit.

Një shteg malor çon drejt kësaj lugine që përfundon te një lumë i mahnitshëm – ku përzihen uji i ftoftë dhe ai i ngrohtë – i cili rrjedh nga burimet e shumta gjeotermike që e rrethojnë atë.

Reykjadalur1

Kjo përzierje e ujërave krijon pishina të shumta me ujë të ngrohtë – të cilat vizitohen rregullisht nga banorët lokalë, të cilët vijnë këtu për t’u larë.

Në disa prej këtyre pishinave natyrore uji arrin temperaturën deri në 100 gradë Celsius, prandaj ka dhe shumë shënja paralajmëruese “Hætta!”– që do të thotë “Rrezik” në gjuhën islandeze.

Reykjadalur11

Këto shënja paralajmëuese ua bëjnë me dije turistëve që të mos shmangen nga shtegu malor, sepse poshtë kësaj lugine gjendet lava e nxehtë dhe ekziston rreziku permanent që nga burimi gjeotermal ajo të shpërthejë drejt fytyrës së turistëve. /NGJYRA.COM/

Reykjadalur4 Reykjadalur12 Reykjadalur13 Reykjadalur14 Reykjadalur6 Reykjadalur7 OLYMPUS DIGITAL CAMERA Reykjadalur15 Reykjadalur16 Reykjadalur10 Reykjadalur2 Reykjadalur17