Pushimet tropikale në një park të pabesueshëm të ujit në Gjermani

Rreth 60 km në jug të Berlinit, në Gjermani, gjendet një ish-aeroport sovjetik – brenda të cilit u ndërtua një hangar aeroplanësh, i njohur me emrin Aerium. Dhe, këtu përfundon historia e dikurshme ushtarake e këtij vendi, për t’i lënë vend një historie të re – hapjes të njërit prej parqeve më të mëdha të ujit dhe argëtimit në botë, të quajtur “Tropical Islands Resort”.

Me hapësirë prej mbi 66,000 m², ky park i mbyllur ujor, i hapur në vitin 2004, është ndërtuar brenda hangarit të aeroplanëve të ushtrisë gjermane – të cilit iu ndërrua destinimi më vonë – e që konsiderohet si një prej objekteve më volumin më të madh në botë (i gjatë 360 m, i gjerë 210 m dhe i lartë 107 m).

park gjermani 00002

Sot ndërkaq, “Tropical Islands Resort” konsiderohet si një prej atraksioneve më të mëdha argëtuese në zemër të Evropës. Ai ka kapacitet prej 6.000 vizitorësh, ndërsa brenda tij gjenden; pishina gjigante, pylli topikal me 50.000 bimë, hoteli, klubi i natës, dhe shumë gjëra tjera që sigurojnë argëtim “të çmendur”.

Në “Tropical Islands Resort” temperatura konstante është 26 gradë celsius, ndërsa ai është i hapur 24 orë në ditë – 7 ditë të javës. Brenda tij ndërkaq, mund të bëni një xhiro me balon me ajër të nxehtë pa dalë fare jashtë hapësirës së parkut.

park gjermani 00001

Deti, respektivisht pishina e këtij kompleksi të mahnitshëm të argëtimit, përfshin një sipërfaqe prej 3.000 metrash katrorë, që është tri herë më e madhe se një pishinë olimpike. Teperatura konstante e ujit është 28 gradë celsius, ndërsa pushuesit mund të akomodohen në plazhin e gjatë 200 metra.

Brenda këtij parku ekziston dhe laguna, ku temperatura është 32 gradë celsius, pastaj rrëshqitëset e mahnitshme – të larta deri në 27 metra, vorbullat argëtuese, spa-tretmanet e çka jo tjetër.

park gjermani 00003

Tropical Islands Resort ofron akomodim/flejtje për qindra persona, qoftë brenda shtëpizave të banimit, qoftë dhe në tenda. Thënë ndryshme, ky park i ujit ofron të gjitha ato që mund të ofrojnë dhe plazhet tropikale në vendet më ekzotike të botës, madje, në të gjitha stinet e vitit. /NGJYRA.COM/

park gjermani 00004 park gjermani 00005 park gjermani 00007 park gjermani 00009 park gjermani 00008 park gjermani 00010 park gjermani 00011 park gjermani 00012 park gjermani 00013 park gjermani 00014 park gjermani 00015 park gjermani 00016 park gjermani 00017 park gjermani 00018 park gjermani 00019 park gjermani 00020 park gjermani 00021 park gjermani 00022 park gjermani 00023 park gjermani 00024 park gjermani 00025 park gjermani 00026 park gjermani 00027 park gjermani 00028 park gjermani 00029 park gjermani 00006

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply