Presidentët më me ndikim të Shteteve të Bashkuara

Që nga fillimi i historisë moderne, fuqia e presidentëve të Amerikës kishte ardhur së bashku me postin, për shkak të dominimit politik dhe financiar të vendit të tyre gjatë shekullit të kaluar.

Duke filluar nga Lufta e Parë Botërore e deri tek invazioni i fundit në Irak, presidentët amerikanë kurrë nuk kanë hezituar të tregojnë guximin dhe fuqinë e tyre. Por, cilët janë 10 presidentët më me ndikim të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

1. Abraham Lincoln

shba president1

Lincoln ishte presidenti i 16-të i Shteteve të Bashkuara. Me një ëndërr për të ribashkuar kombin, ai e filloi zhvillimin e shpejtë të ekonomisë, e kundërshtoi deklaratën e luftës kundër Meksikës në vitin 1846, ndërmori hapa të ndryshëm për t’i dhënë fund skllavërisë në vendin e tij dhe inkurajoi shtetet kufitare për ta hequr skllavërinë. Lincoln u vra në vitin 1865.

2. John F. Kennedy

shba president2

JFK ishte presidenti i 35-të i Shteteve të Bashkuara. Disa nga veprat e tij më të mira gjatë presidencës së tij ishin: zgjidhja e Krizës së Raketave të Kubës, Lëvizja për të Drejtat Civile të Afroamerikanëve dhe Invazioni në Gjiri e Derrave, rritja e përfshirjes së SHBA-ve në Luftën e Vietnamit, përkrahja e  “Garës Hapësinore” dhe e zbarkimit në Hënë duke iniciuar projektin Apollo.

Gjatë presidencës së tij, Kennedyishte i lidhur ngushtë me ngritjen e Murit të Berlinit, për të cilin e kishte caktuar përgjegjës gjeneralin në pensionLucius D. Clay. JFK u vra në vitin 1963.

3. George Washington

shba president3

Presidenti i parë George Washington, i konsideruar si Ati Themelues i SHBA-ve, hartoi  Kushtetutën e Shteteve të Bashkuara më të cilën i zëvendësoi Nenet e Konfederatës.

Ai i kundërshtoi taksat e para të drejtpërdrejta në koloni, të vëna nga Mbretëria e Bashkuar me Aktin e Vulës të vitit 1765,  protestoi kundër Akteve Townshend të vitit 1769 duke propozuar që Virgjinia t’i bojkotonte mallrat angleze derisa akti të shfuqizohet.

Motoja e tij ishte të krijohej një qeveri kombëtare e fortë dhe e mirë-financuar. Ai u zgjodh  president unanimisht dy herë pa mbështetje nga ndonjë parti, në vitin 1788 dhe 1792.

4. Franklin D. Roosevelt

shba president4

Franklin Delano Roosevelt ishte presidenti i 32 i Shteteve të Bashkuara, i cili është zgjedhur katër herë president dhe i cili i shërbeu vendit deri në vdekjen e tij në vitin 1945.

Ky udhëheqës dominues politik i Partisë Demokratike krijoi Marrëveshjen e Koalicionit të Ri, e cila  dominoi në politikën amerikane pas vitit 1932 dhe  përcaktoi liberalizmin e kombit në shekullin e 20-të.

Roosevelt e krijoi Korporatën Federale të Depozitave të Sigurimeve për sigurinë ekonomike dhe  udhëhoqi aleatët gjatë Luftës së Dytë Botërore me Winston Churchill dhe Joseph Stalin kundër Gjermanisë naziste, Italisë fashiste dhe Japonisë.

5. Ronald Reagan

shba president5

Ronald Wilson Reagan ishte presidenti i 40-të i Shteteve të Bashkuara. Para presidencës së tij ai kishte shërbyer si guvernatori i 33-të i Kalifornisë.

Politikat e tij ekonomike synonin reduktimin e normave tatimore për rritjen e shpejtë industriale dhe kontrollin e ofertës së parasë për uljen e inflacionit. Ai u rizgjodh president sërish në vitin 1984.

6. Theodore Roosevelt

shba president6

Presidenti i 26-të i SHBA-ve, Theodore Roosevelt ishte një explorues, politikan, autor, historian dhe natyralist, themelues i Partisë Progresive dhe gjithashtu një nga udhëheqësit më me ndikim të Partisë Republikane.

Fytyra e tij është e skalitur në malin Rushmore, së bashku me ato të Thomas Jeffersonit, Abraham Lincolnit dhe të George Washingtonit.

Politika e tij e brendshme, “Marrëveshja korrekte”, përfshinte uljen e normave të hekurudhës, garantimin e  ushqimit të pastër dhe prodhimin, tregtimin dhe posedimin e planifikuar të barnave.

Ai ishte edhe presidenti i parë që udhëhoqi një projekt të konservimit.

7. Thomas Jefferson

shba president7

Thomas Jefferson, Ati Themelues dhe presidenti i tretë i Shteteve të Bashkuara, ishte arkitekti kryesor i Deklaratës së Pavarësisë në vitin 1776.

Ai gjithashtu ka shërbyer si Guvernatori i Virxhinias në fillim të Revolucionit Amerikan dhe ishte i pari Sekretar i Shteteve të Bashkuara, nën Presidentin George Washington.

Jefferson e filloi Revolucionin e vitit 1800 kur e rimori nën kontroll territorin e Luizianas, të kontrolluar nga Franca.

Ai gjithashtu realizoi espeditën LeWis dhe Clark për eksplorimin e  perëndimit dhe inicoi largimin e fisit indian nga territori i Luizianasit për të liruar më shumë toka për kolonët e mundshëm amerikan.

8. Harry S. Truman

shba president8

Harry S. Truman ishte Presidenti i 33-të i Shteteve të Bashkuara. Truman e kishte filluar presidencën e tij disa javë pasi Gjermania naziste u dorëzua. Ai e miratoi përdorimin e armëve atomike si hapin përfundimtar në luftë me Japoninë, e cila luftë pritej të zgjaste disa vite më shumë.

Me të përfunduar të LDB-së marrëdhëniet ndërmjet vendit të tij dhe Bashkimit Sovjetik pësuan një  tendosje, e cila më vonë inicioi Luftën e Ftohtë.

Truman nxori Doktrinën e Trumanit dhe filloi Planin Marshall prej 13 miliardë dollarësh për rindërtimin e Evropës së pas Luftës së Dytë Botërore.

Ai e nisi lidhjen ajrore me Berlinit në vitin 1948, ndërsa në vitin 1949 e krijoi NATO-n.

9. Woodrow Wilson

shba president9

Thomas Woodrow Wilson, udhëheqës i Partisë Demokratike, ishte presidenti i 28-të i Shteteve të Bashkuara. Ai e nxori agjendën progresive legjislative e cila ishte në përdorim deri në Marrëveshjen Korrekte të vitit 1933.

Axhenda e tij legjislative përfshinte: Aktin e Komisionit Federal të Tregtisë, Aktin Federal të Kredisë për Ferma, Aktin e Rezervave Federale dhe Aktin Antitrust të Clayton-it.

Akti i tij Keating-Owen në Kombet e Bashkuara ndalonte punën e fëmijëve.

10. Grover Cleveland

shba president10

Grover Cleveland është president i vetëm amerikan që ka shërbyer dy mandate jo të njëpasnjëshme, atë të 22-in dhe 24-in. Ai ishte udhëheqësi kryesor i Bourbon demokratëve që i kundërshtonin  tarifat e larta dhe imperializmin.

Clevelandpropozoi subvencionimin e bizneseve dhe fermave, luftimin e bosave dhe korrupsionit politik.

Paniku që përfshiu amerikën në vitin 1893, gjatë mandatit të tij të dytë rezultoi me depresionin kombëtar, i cili e dëmtoi rëndë  Partinë e tij Demokratike dhe i hapi rrugën Republikanëve.

Në mesin e shumë sondazheve që janë kryer gjatë gjithë shekullit të kaluar për të krijuar një listë të presidentëve më të fuqishëm dhe më me ndikim të Shteteve të Bashkuara, veçohen sondazhi i Universitetit të  Harvardit (1948), anketa  Murray-Bekimi (1982) dhe sondazhi C-SPAN (1999). /NGJYRA.COM/

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply