Pesë të famshëm të braktisur nga familja

Të famshmit çdoherë shihen si yje në sytë e njerëzve të rëndomtë. Jeta e tyre duket vërtetë përrallore. Ata duken bukur, vishen me rroba të shtrenjta, ngasin makina të shtrenjta, posedojnë shtëpi të shtrenjta dhe të bukura, kanë familje të lumtura… Megjithatë, jo gjithçka është ashtu siç duket nga jashtë…

Përderisa raportet familjare të të famshmëve duken inspiruese për shumicën e njerëzve, fatkeqësisht, të një numër i madh i tyre, ato kanë dhe anën tjetër të medaljes. Jo gjithherë jeta e tyre ishte përrallore, pasi që, edhe ata janë ballafaquar me shumë vuajtje në jetë.

Nëse kërkoni fakte për një gjë të tillë, ja pesë shembuj në vijim – pesë yje që ishin braktisur nga familja e tyre.

1. Jamie Foxx

Cast member Jamie Foxx arrives for the premiere of the film "White House Down" in New York

Jamie Foxx është yll i madh, i lindur në Texas. Ai njihet sidomos për rolet e tij në filmat, “Django Unchained” dhe “Ray”. Prindërit e tij qenë ndarë kur Jamie sapo kishte lindur – ndërsa edhe nëna e tij dikur kishte qenë fëmijë i adoptuar. Babai i tij i kishte braktisur duke mos e çarë kokën fare për ta. Megjithatë, Jamie u adoptua nga çifti Foxx, të cilët ishin kujdesur për të. Sot, aktori thuajse nuk kontakton fare me prindërit e tij biologjikë.

2. Enrique Iglesias

vip braktis 0002

Ylli latin i muzikës pop, Enrique Iglesias, po ashtu ishte braktisur nga familja e tij. Këngëtari kishte lindur në Spanjë, ndërsa ndarja e prindërve të tij kishte qenë një përjetim shumë i vështirë për të. Babai i tij kishte shkuar të jetonte në Miami, ndërsa ai kishte filluar të jetonte me të ëmen në Spanjë. Por, edhe ai dikur ishte dërguar në Miami, për shkak të një incidenti, kur ishte kidnapuar gjyshi i tij. Ai është rritur nga një dado në Miami. Madje, ai kishte huazur para nga dadoja, për të realizuar incizimin e këngës së tij fillestare.

3. Sarah McLachlan

vip braktis 0003

Sarah McLachlan, këngëtare e famshme, ishte braktisur nga prindërit e saj derisa ishte fare e vogël. Nëna e saj, në kohën kur lindi Sarah, kishte qenë studente e Artit dhe Dizajnit. Ajo nuk qe e gatshme të kujdesej për fëmijën në atë kohë. Kështu, Sarah u adoptua nga familja McLachlan. Ata e pagësuan me emrin e tyre – dhe u kujdesën për të sikur të kishin qenë prindërit e saj të vërtetë.

4. Marilyn Monroe

monroe jeta 0007

E përshkruar si ikona e bukurisë, Marilyn Monroe, kishte lindur në Los Angeles, në një familje shumë të varfër. Prindërit e saj ishin ndarë para se ajo të lindte – ndërsa emri i babait të saj asnjëherë nuk ishte bërë i ditur tamam. Nëna e saj kishte lënguar nga sëmundja e pashërueshme e skizofrenisë. Kështu, Monroe ishte një vajzë e pashpresë, e cila kaloi pjesën më të madhe të fëmijërisë në jetimore, ndërsa pjesën tjetër në familjen Foster.

5. Steve Jobs

vip braktis 0005

Steve Jobs është emër i njohur anëmbanë botës. Ish-shefi i kompanisë Apple, tashmë i ndjerë, ishte fëmijë e një muslimani nga Siria, i quajtur Abdul Fattah. Nëna e tij ndërkaq, qe një e krishterë e quajtur, Carole Schieble. Prindërit e tij kishin kaluar një kohë së bashku derisa ishin në studime, koha kur Carole dhe kishte mbetur shtatzënë. Familja e saj nuk e kishte lejuar të martohej me muslimanin, kështu, Carole lindi në San Francisco dhe e dha Jobsin për adoptim. Edhe pse nëna e tij dëshironte që ai të adoptohej nga ndonjë familje e pasur, Jobs u adoptua nga familja me të ardhura mesatare, me mbiemrin Jobs. /NGJYRA.COM/

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply