Pesë këshilla për gjumë të mirë

Nëse keni probleme me gjumë, mos u shqetësoni – provojini fillimisht disa veprime të thjeshta, që ndoshta mund t’ju vënë në gjumë sikur të ishin një foshnje.

Përgatiteni një filxhan çaj

Një filxhan çaj para se të shtriheni të flini është i mirëseardhur për gjumin tuaj, sidomos çaji nga kamomili. Kujdes me ushqimin dhe pijet që i konsumoni gjatë ditës, sidomos kafeinën, që mund t’ua trazojë gjumin.

Pastrohuni para gjumit

Larja në vaskë me livandë zvogëlon stresin dhe ankthin. Nëse nuk keni vaskë, provojeni një dush dhe gjel aroma-terapik.

Përdoreni maskën e syve

Edhe drita më e vogël e aparateve shtëpiake apo edhe e karrikuesit të celularit mund të ndikojë keq në gjumin tuaj. Andaj, nëse nuk e keni errësirën e duhur në dhomë, shfrytëzojeni maskën e syve për gjumë.

Bini në gjumë të kënaqur

Para gjumit mendoni për gjërat pozitive dhe ato që ju bëjnë të lumtur në jetë; në mëngjes do të zgjoheni më të lumtur.

Shfrytëzojeni aroma-terapinë

Nëse nuk keni kohë për t’u pastruar apo për ta përgatitur çajin, ekziston zgjidhja e shpejtë – ca pika të vajit eterik mund t’ju relaksojnë për gjumë të mirë. /NGJYRA.COM/

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply