Përse meshkujt i duan vajzat e “këqija”?

Është e vërtetë që vajzat e këqija i intrigojnë meshkujt, mu ashtu si edhe djemtë “e këqij” janë të parezistueshëm për damat.

Meqenëse vajzat e këtilla ofrojnë përvojë krejtësisht të re – jo rrallë pikërisht janë ato të cilat iniciojnë shoqërimin, ndërkaq duket se vetëbesimi me të cilin rrezatojnë për dikë janë fatale.

Të tjerët thonë që u pëlqen kur nuk janë vetëm ata të cilët duhet patjetër të udhëheqin lojën, dëshirojnë për shembull kur vajzat japin idenë për takim, mirëpo disave u pëlqen argëtimi të cilin e përjetojnë me vajzat e “këqija”.

femra shtrati1

Madje edhe u frikësohen, mirëpo kjo gjë pikërisht është edhe pjesë e joshjes së tyre.

Meshkujt i duan femrat të cilat nuk hezitojnë të shfaqin mendimin e tyre.

“Meshkujt fshehurazi respektojnë femrat të cilat janë të fuqishme, kanë vetëbesim dhe ëndrra vetjake. Ata nuk i dëshirojnë femrat e pikëlluara pa afsh dhe vullnet. Është me rëndësi të keni qëndrim të gjallërishëm i cili do t’ju transformojë në “divë” , konsideron Sherli Argov, autore e librit “Përse meshkujt i dëshirojnë femrat e këqija”.

Edhe çka tjetër dëshirojnë meshkujt te femrat e “këqija”:

ajo ai

Takimet me vajzat e “këqija” mbahen gjatë në mend

Meshkujt kurrë nuk e dinë se si do të përfundojë takimi me vajzat e “këqija”. Dalja e padjallëzishme në qytet mund të përfundojë në ndonjë klub të këndshëm nate deri në orët e hershme të mëngjesit, ndërkaq vajzat e “këqija” janë mjeshtre të vërteta kur është fjala për argëtime të tilla.

Nuk kanë kërkesa të tepërta

Edhe pse nuk është e thënë që kjo të jetë e vërtetë, disa meshkuj janë të bindur se si vajzat e “këqija” nuk do t’i mërzisin me shpërthim butësie, porosi romantike apo me thirrje të vazhdueshme. Veç kësaj, me to kurrë nuk janë të sigurt se si do të përfundojnë, andaj kjo gjë është një faktor më shumë për të dalë në takime.

Kur shoqërohen me to mund të jenë të relaksuar

Barsoleta të ndyta, fjalë vulgare apo gjëra të ngjashme, thonë meshkujt, nuk do t’i skandalizojnë vajzat e “këqija”, andaj kjo gjë është një plus për meshkujt.

bad girls

Janë të shkëlqyeshme në shoqërinë e meshkujve

“Të pafytyrat”  kanë më shumë të përbashkët me gjininë mashkullore se sa ato të mirat. Kjo u përshtatet meshkujve, sepse nuk e kanë problem të sillen si ato. Meshkujt tek ato nuk vërejnë vetëm dashnoren por edhe ortaken. Duke e pasur parasysh se janë të gatshme për argëtim, janë të adhuruara në shoqërinë e meshkujve.

Janë të pavarura

Vajzat e “këqija” dëshirojnë të jenë të pavarura, andaj as që çajnë kokën të bisedojnë lidhur me atë se “çka jemi duke bërë ne tani”. Kënaqen me kujdesin e meshkujve dhe kurrë nuk zbulojnë ndjenja të tepërta. Ato jetojnë vetëm për atë moment dhe nuk lodhin veten me formalitete. /NGJYRA.COM/

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply