‘Pema’ që këndon dhe kumbon

“The Singing Ringing Tree” (Pema që këndon dhe kumbon) është një skulpturë muzikore që gjendet në kodrën e rrahur nga era në Crown Point, me pamje kah Burnley, në Britani të Madhe.

Trupi i kësaj peme-skulpturë është ndërtuar nga tubat (gypat) e zbrazët me gjatësi të ndryshme, të vendosur në pozita të ndryshme – por të orientuar kah era.

Kur era kalon nëpërmjet këtyre tubave – ajo krijon tinguj nga më të ndryshëm, që asnjëherë nuk janë të njëjtë – sepse i gjithë muzikaliteti varet nga shpejtësia dhe kahu i erës.

Disa tinguj që prodhon kjo skulpturë mund t’i dëgjoni në videomaterialin në vijim.

Kjo skulpturë është realizuar në vitin 2006, si pjesë e katër skulpturave të ngjashme, pjesë e projektit ‘Panopticons’ , të realizuar nga kompania arkitektonike Tonkin Liu. /NGJYRA.COM/

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply