banner

E gjelbër

kisha kizhi ballina11

Objektet unikate prej druri në ishullin Kizhi të Rusisë


Në liqenin Onega, në republikën ruse Karelia, gjendet ishulli Kizhi,i gjatë 6 dhe i gjerë 1 km – ku mund të shihen godinat e mahnitshme prej druri që prezantojnë për mrekulli arkitekturën ruse të shekullit 18.

Ky ishull, që dikur i takonte Finlandës, është i njohur për ndërtesat prej druri, sidomos dy kisha ortodokse të shekullit të 18-të.

Kisha e Shën Premtes, që ndodhet në këtë ishull është e lartë mbi 36 metra ndërsa ka 22 kupola unikate, dhe është objekti që dominon peizazhin e kësaj zone.

kisha kizhi 00010

Krahas këtyre dy kishave, në këtë ishull mund të gjenden edhe ngrehinat tjera interesante, siç është një tjetër kishë që daton nga viti 1390, pastaj mullinjtë e erës si dhe gjurmët e vendbanimeve që janë ngritur këtu shumë shekuj më parë.

Ishulli Kizhi ndodhet nën mbrojtjen e UNESCO-s, ndërsa turistët mund të vizitojnë falas këtë muze në ambient të hapur, për t’u njohur me historinë, arkitekturën dhe etnografinë unike të këtij regjioni të botës. /NGJYRA.COM/

kisha kizhi 00009 kisha kizhi 00008 kisha kizhi 00007 kisha kizhi 00006 kisha kizhi 00005 kisha kizhi 00004 kisha kizhi 00003 kisha kizhi 00002 kisha kizhi 00001