banner

E zezë

fotografet002

Nuk është e lehtë të jesh fotograf!


Nëse mendoni se profesioni i fotografit është i lehtë, atëherë, gaboheni shumë. Për të realizuar një fotografi nga perspektiva e duhur, fotografët janë në gjendje të rrezikojnë dhe jetën e tyre, së paku ata që i thonë vetes profesionistë.

Nejse, sot secili njeri që ka një telefon të mençur në xhep, i thotë vetes fotograf, por, ne kemi përzgjedhur për ju një fotogaleri të profesionistëve dhe amatorëve “të çmendur” të kësaj fushe, të cilët – në kërkim të perspektivës, objektit dhe kendit të duhur – kanë rrezikuar dhe jetën e tyre.

Shikojeni në vijim “maskimin” që e bëjnë fotografët për të realizuar foto të shtazëve të egra, apo dhe vendet ku ngjitën ata për të kapur imazhin më të bukur të natyrës.

Dhe, mos të harrojmë të shtojmë se, fotografët mund të kalojnë dhe javë të tëra në zona të rrezikshme, vetëm për të kapur një pamje të dëshiruar në objektivin e tyre. /NGJYRA.COM/ 

fotografet001 fotografet005 fotografet006 fotografet010 fotografet008 fotografet013 fotografet018 fotografet028 fotografet026 fotografet027 fotografet030 fotografet029 fotografet025 fotografet022 fotografet020 fotografet019 fotografet021 fotografet016 fotografet015 fotografet030 fotografet012 fotografet023 fotografet014 fotografet007 fotografet011 fotografet003 fotografet004 fotografet017