Njihuni më veturën më të shëmtuar në botë!

Mu sikurse gjatë përzgjedhjes të veturës më të mirë në botë – kur është detyrë tejet e vështirë të zgjedhësh një model fitues – ashtu ndodh edhe gjatë përzgjedhjes të veturës më të keqe në botë. Megjithatë, mjafton të shihni veturën Hoffmann nga viti 1951 dhe përzgjedhja thjeshtësohet deri në maksimum.

Ky model nuk ka qenë pjesë e përzgjedhjeve të mëhershme të veturës më të keqe në botë për shkak se kurrë nuk ishte futur në prodhim serik.

Sipas eub-faqes “Microcarmuseum”, kjo veturë unikate ishte prodhuar në mes të viteve 1949-1951 nga gjermani M. Hoffmann. Ajo ka tri rrota, ku rrota e pasme është dhe rrotë drejtuese e makinës.

Kjo veturë është e pajisur me motor një-cilindërsh me kapacitet 200 ccm, që prodhon 6,5 KF, me të cilin mund të arrijë shpejtësinë prej 45 km/h. Mjaftueshëm, sepse një shpejtësi më e madhe nuk do të ishte e sigurt për ngasësin e saj.

Hoffmann 112

Një ekzamplar në gjendje të rregullt i kësaj veture ekziston edhe në ditët e sotme, ndërsa Jason Torchinsky nga “ Jalopnik” kohë më parë e kishte rastin të testonte atë dhe të realizonte një video-material që tregon karakteristikat e kësaj veture të shëmtuar. /NGJYRA.COM/  

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply