Njihuni me rrugën më të ngushtë në botë

Sipas Librit të Rekordeve Botërore Guinness, rruga më e ngushtë në botë gjendet në qytetin Reutlingen, në Gjermani, dhe quhet “Spreuerhofstraße”.

Kjo rrugë, që ndodhet në mes të dy shtëpive të vjetra – të ndërtuara fare pranë njëra tjetrës, është 31 centimetra e gjerë në pikën e saj më të ngushtë, ndërsa gjerësia e saj mesatare është 40 cm.

“Spreuerhofstraße” që tashmë është shndërruar në atraksion turistik, është e gjatë vetëm 3.8 metra, por, pasi që gjendet në tokën komunale, asaj i është njohur statusi i rrugës.

Reutlingen/ Engste Straße der Welt

Megjithatë, për shkak të vjetërsisë, muri i njerës shtëpi ka filluar të anohet, dhe autoritetet frikësohen se kjo rrugë do të mund të ngushtohej edhe më shumë. Madje, ajo as tash nuk preferohet për njerëzit obez dhe ata me të gjatë se 1.80 cm, pika ku pullazet e shtëpive afrohen se tëpërmi.

Me herët, rruga më e ngushtë në botë është konsideruar “Parliament Street” në Exeter të Anglisë (me gjerësi prej 0.64 cm deri 1.2 m), e cila – duhet pranuar – më shumë i ngjason emërtimit rrugë. /NGJYRA.COM/ Foto: Spiegel

rruga ngushte007 rruga ngushte002 rruga ngushte003 rruga ngushte004 rruga ngushte005 rruga ngushte006

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply