Lugina spektakolare që joshë kineastët

Wulong është një zonë shkëmbore që gjendet brenda krahinës me të njëjtin emër, në Chongqing të Kinës. Ky destinacion i njohur turistik, njihet në botë për shpellën, bjeshkën, lumin dhe luginën e famshme që fsheh brenda tij.

Për shkak të panoramës unikate në Wulong janë xhiruar një mori filmash dhe programesh televizive, përfshirë këtu edhe filmin “Transformers 4”.

Wulong 555

Një prej zonave më të njohura të Wulongut është dhe Bjeshka Përrallore (me majën më të lartë 2033 m). Popullaritetin dhe emrin e ka marrë për shkak të sharmit unikat, livadheve alpike, pyjeve të rralla me dëborë, xhunglave jeshile dhe peizazhit të papërsëritshëm. Sot, kjo zonë njihet edhe si “Zvicra e Orientit”.

Krahasa Bjeshkës Përrallore, Wulong ofron dhe një pamje spektakolare: 3 mrekulli gjeologjike. Në një shkemb të kësaj bjeshke ndodhen tri harqe gjigante, në fakt tri ura natyrale – që njëherësh janë dhe grupacioni më i madh i urave natyrale në Azi, dhe një prej të rrallëve në botë.

Wulong 11 11 11

Në Wulong po ashtu gjendet dhe një shpellë gjigante që është zbuluar vetëm në vitin 1993, si dhe Lugina Wulong, një ambient natyral që është krijuar për miliona vjet me radhë. Lugina është e gjatë 5 kilometra, ndërsa është e thellë 200-500 metra. /NGJYRA.COM/

Wulong 666 Wulong 777 Wulong 222 Wulong 12 12 Wulong 10 10 Wulong 999 Wulong 444 Wulong 111

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply