Një shtëpizë ideale kampimi

Nëse jeni dashamirë të udhëtimeve të gjata, preferoni udhëtim të lehtë dhe të flini në natyrë, atëherë është koha të njiheni me karrocën e kampimit, “Gidget Retro Teardrop Camper”.

Kjo rimorkio kampimi, është një shtëpi lëvizëse, ku pranë vetes do t’i keni të gjitha që ju nevojiten – shtrat bashkëshortor, kuzhinën më të gjitha pajisjet e nevojshme, frigoriferin, lavamanin etj.

Dhe, mbi të gjitha – kjo shtëpizë e lëvizshme, derisa tërhiqet nga vetura ka përmasat mjaft të vogla, ndërsa me shpalosjen e saj – krijohet një hapësirë goxha e rehatshme për një çift.

Po ashtu, dizajnerët janë përkujdesur që eksterieri, e sidomos interieri të jenë në nivel të kënaqshëm, ku vlenë të përmendet ndriçimi i mjaftueshëm dhe mundësia për të shikuar yjet në qiell, derisa jeni duke pushuar.

Për më shumë mund të shikoni videon që e shoqëron këtë shkrim. /NGJYRA.COM/

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply