Naqsh-i Rustam, varrezat antike të mbretërve të Persisë

Shumëkush mund të ketë dëgjuar për Persepolisin në Iran, kryeqytetin ceremonial të Perandorisë antike të Persisë. Mirëpo, vetëm 12 km larg këtij metropoli ndodhet një vend më pak i njohur, por shumë mbresëlënës, i quajtur Naqsh-i Rustam.

Naqsh-i Rustamështë varrezë gjigante e mbretërve persë, e zbukuruar me relieve (gdhendje në shkëmbinj) të vjetra deri në 3000 vjet.

Ky vend dikur konsiderohej si Mal i shenjtë, ndërsa aty janë varrosur katër sundimtarë të Perandorisë Ahemenide të Persisë (rreth 500 vjet para erës së re).

Naqsh-i-Rustam-11

Relievi më i vjetër i gjetur në Naqsh-i Rustam sot është shumë i demëtuar, ndërsa mendohet të jetë punuar 1000 vjet para erës së re. Në këtë reliev prezantohet pamja e zbehtë e njeriut ndërsa mendohet se daton nga koha Elamite, një prej civilizimeve më të vjetra të botës.

Krahas këtij relievi, në shkëmbinj janë të gdhendur edhe një mori relievesh tjera, ndërsa më i njohuri është ai që portretizon heroin mitologjik Rostam.

Megjithatë pjesa më mbresëlënëse e Naqsh-i Rustamit janë varrezat e skalitura në shkëmbinj, që njihen si kryqet persiane. Hyrja në secilën varrezë ndodhet mu brenda kryqit, që shpie drejt një dhome të vogël, ku trupi i mbretit pushon në sarkofag.

Naqsh-i-Rustam-1

Në njërën varrezë ndodhet mbishkrimi: Këtu pushon Darius I, ndërsa në tri varrezat tjera mendohet se janë trupat e Xerxes I, Artaxerxes I dhe Darius II.

Në varrezën e pestë të papërfunduar mendohet se duhej të pushonte trupi i Artaxerxes III, mbretit të fundit të mbretërisë  Ahemedine (Achaemenid) të Perandorisë së Persisë para se ajo të pushtohej nga Aleksandri i Madh. /NGJYRA.COM/

Naqsh-i-Rustam-3 Naqsh-i-Rustam-4 Naqsh-i-Rustam-6 Naqsh-i-Rustam-8 Naqsh-i-Rustam-5 Naqsh-i-Rustam-7 Naqsh-i-Rustam-2 Naqsh-i-Rustam-9

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply