E gjelbër

Waialeale ballina

Muri i lotëve – Mali Waialeale në Havai


Waialeale, që në gjuhën havaiane do të thotë “uji që valon”, është një mal/vullkan në Havai, i cili ngrihet në një lartësi mbidetare prej 1.569 metrash.

Me më shumë se 11.500 mm reshje vjetore të shiut dhe me një rekord prej 17.300 mm të regjistruar në vitin 1982, maja e këtij vullkani është një nga vendet me më së shumti të reshura të shiut në tokë.

Waialeale10

Pikërisht për shkak të shirave të dendura, në një pjesë të shpatit të malit ka një numër të madh të ujëvarave, të cilat e bëjnë malin të duket sikur po qan.

Mënyra e vetme për turistët që ta shijojnë këtë pamje fantastike është të udhëtojnë më helikopter, megjithëse edhe në një rast të tillë ka pak gjasa që të shihen ujëvarat, pasi që mali pothuajse gjithmonë është i mbuluar nga një shtresë e trashë e reve.

Mt. Waialeale Waterfalls

Megjithë shirat e dendura, në majë të malit është kryesisht shkretëtirë. Arsyeja është se shumë pak bimë dhe pemë mund t’i bëjnë ballë sasisë së tillë të shiut.

Një tjetër arsye janë retë dhe mjegulla për shkak të të cilave rrezet e diellit pothuajse kurrë nuk arrin të depërtojnë deri në majë. Megjithkëtë, ky nuk është lajm i keq për të gjithë organizmat e gjallë, pasi që këto kushte të ashpra janë shumë të përshtatshme për kërpudha dhe likene. /NGJYRA.COM/

Waialeale6 Waialeale5 Mount Waialeale crater Mount Waialeale, the second highest point on the island of Kauai Waialeale9 Waialeale4 Waialeale3 Waialeale2