Mont St-Michel dhe abacia e mahnitshme 1.300 vjeçare

Mont-St-Michel është një ishull shkëmbor, rreth 1 km larg bregdetit verior të Francës, mu në grykëderdhjen e lumit Couesnon në Normandi.Në këtë ishull të vogël gjenden abacia dhe kisha benedikte më e njohur mesjetare, që shtrihet përgjatë gjithë ishullit, respektivisht në një sipërfaqe prej 100 hektarësh.

“Mont-Saint-Michel është për Francën ajo që piramidat janë për Egjiptin”, kishte deklaruar dikur mendimtari i shquar Victor Hugo.

Abacia 1,300 vjecare dhe qyteza që e rrethon atë janë ngushtë të lidhura me baticat dhe zbaticat e ujit. Gjatë baticave, ishulli rrethohet i tëri nga uji, që mbulon rrugën e vetme deri te ky ishull.

Morning view at the Mont Saint-Michel

Abacia ka një strukturë jashtëzakonisht të bukur, ndërsa ndodhet mu në maje të formacionit të çuditshmën gjeologjik. Ajo është ndërtuar sipas skicëës të Varrit të Shenjtë në Jerusalem, e cila i qe shfaqur abatit si vegim.

Sot ndërkaq, historianët pohojnë që vegimet kishin qenë vetëm një plan për tërhiqjen e vizitorëve në këtë ishull.

Ky vend është shumë i popullarizuar edhe për adhuruesit e mitologjisë, pasi që, sipas anekdotave, mbreti Arthur – para se të nisej në luftë kundër sundimtarit romak – mu këtu kishte luftuar kundër katallanit që i hante virgjëreshat. /NGJYRA.COM/

Mont St-Michel 003 Mont St-Michel 004 EPSON DSC picture Mont St-Michel 007 Mont St-Michel 009 Mont St-Michel 010 Mont St-Michel 008 Mont St-Michel 011 Mont St-Michel 006 Mont St-Michel 012

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply