Modelja 23-vjeçare pa këmbë që fiton 1.000 $ në ditë

Shumica e femrave këmbët i konsiderojnë si pjesën më joshëse të trupit të tyre. Por, jo dhe 23-vjeçarja Kanya Sesser, një modele e jashtëzakonshme e rrobave intime femërore.

Kanya ka lindur pa këmbë, ishte braktisur kur i kishte mbushur vetëm 1 javë, ndërsa është rritur në shtëpinë e adoptuesit. Dhe, të gjitha këto probleme, nuk e kanë shuar ëndrrën e saj, që një ditë, ajo të bëhej dikushi në jetë.

Ambicia e saj për të qenë e suksesshme, ka bërë që Kanya t’i përballojë të gjitha sfidat me sukses, ndërsa sot, ajo fiton mesatarisht 1000 dollarë në ditë si modele rrobash të brendshme.

modele pa kembe 0010

Kanya po i thyen barrierat e modelimit, duke i treguar botës se – edhe pse është ndryshe nga femrat tjera – ajo mund të jetë një femër seksi.

Duke punuar si modele, ajo po i sfidon standardet tadicionale të bukurisë, dhe shpreson që mund të provojë se – të jesh ndryshe, do të thotë edhe të jesh seksi.

Nuk ka shpjegim mjekësor për gjendjen e Kanyas, por besohet se ajo vuan nga një sëmundje e quajtur “Amelia” – që manifestohet me mungesën totale të formimit të gjymtyrëve të trupit, në fazën e zhvillimit si fetus.

modele pa kembe 0004

Që nga mosha e re, vajza nga Kalifornia ishte e përkushtuar që të tejkalonte pengesën e quajtur aftësi e kufizuar fizike. Ajo filloi të merrej me modelimin e rrobave sportive, qysh në moshën 15-vjeçare.

Pasi kishte pozuar për një mori kompanish që shisnin produkte outlet dhe ishte paraqitur si modele për pajisjet sportive, Billabong— kjo bukuroshe shumë shpejt ishte vërejtur nga brendet e njohura të rrobave të brendshme dhe bikinive.

Sot ndërkaq, Kanya i kombinon për mrekulli – karrierën e modelimit, fjalimet motivuese, dhe dashurinë e saj për sportin. Momentalisht, ajo është duke u stërvitur për të marrë pjesë në Paraolimpiadën Dimërore 2018, në Korenë Jugore.

modele pa kembe 0002

Kanya jeton në Los Angeles, ndërsa i pëlqen të fitojë para si person ndryshe, sepse – siç shprehet ajo  – “ndjehet seksi”. “Nuk më duhen këmbët që të ndihem seksi”, thotë ajo. “Jam shumë e sinqertë dhe jam reale – dhe kurrë nuk do të sillesha ndryshe me dikë. Kjo jam unë”.

Kanya ishte adoptuar nga një jetimore në Tajlandë, kur ishte në moshën 5 vjeçare. Atë e adoptoi një familje nga Portlandi i SHBA-ve. Në vend të karrocës së invalidëve ajo përdori skejtbordin për të lëvizur – dhe kështu është mësuar të ecën me duart e saj.

modele pa kembe 0012

Për punën që bën, ajo ka mbështetjen e madhe nga i dashuri i saj Brian, ndërsa së fundi është duke punuar në përfundimin e librit për jetën e saj të pabesueshme – që pritet të dalë nga botimi në vitin 2016.

Me një fjalë – Kanya është shembulli më i mirë në botë – se, me vullnet, çdo gjë mund të arrihet në jetë. /NGJYRA.COM/

modele pa kembe 0013 modele pa kembe 0008 modele pa kembe 0007 modele pa kembe 0006 modele pa kembe 0001 modele pa kembe 0003 modele pa kembe 0009 modele pa kembe 0011

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply