Meikleour Beech Hedges, gardhi më i madh dhe më i lartë në botë

Nganjëherë edhe gjërat e thjeshta mund të shndërrohen në magnet për turistët. Një shembull i tillë është dhe gardhi i gjallë që gjendet në Meikleour të Skocisë.

Megjithatë, Meikleour Beech Hedges, nuk është çfarëdolloj gardhi, ai është gardhi më i madh dhe më i lartë i këtij lloji në botë.

Ai është stolisur me këtë titull qysh në vitin 1966. Dhe, mu sikur dhe gjërat tjera që mbajnë rekord botëror, edhe ky gardh sjellë shumë turistë nga të katër anët e botës, që kontribuojnë në zhvillimin ekonomik të këtij vendi.

gardhi gjalle 0004

Qethja e këtij gardhi bëhet çdo 10 vjet, ndërsa për rregullimin e tij, gjashtë javë të plota, janë të angazhuar katër persona.

Ky gardh është mbjellë në vjeshtën e vitit 1745 nga Jean Mercer dhe bashkëshorti i saj Robert Murray Nairne. Ndërkaq, në librin e rekordeve botërore Guinness është shënuar si gardhi më i madh i gjallë, me lartësi 30 metra dhe gjatësi 530 metra. /NGJYRA.COM/

gardhi gjalle 0002 gardhi gjalle 0006 gardhi gjalle 0005 gardhi gjalle 0008 gardhi gjalle 0007

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply