Me shpikjet e tyre ndryshuan botën, por çka morën si shpërblim…

Në qoftë se këmbëngulësia dhe puna ju çon deri te një shpikje që do të ndryshonte botën, kjo nuk do të thotë se do të fitoni pjesën e merituar të kulaçit në formë të famës, pasurisë apo cilado qoftë mirënjohje. Shembuj të përsosur për këtë janë kreatorët, apo më mirë të themi, gjenitë, të cilët me idetë dhe prodhimet e tyre plotësisht ndryshuan botën, mirëpo megjithëkëtë, pak kush i di emrat e tyre.

Supermeni, televizioni, Radio FM, shkrepset, sistemi operativ… nuk ka njeri në botë që ka dëgjuar për ta. Mirëpo, kush fshihet pas atyre gjërave të njohura mirë, të cilat sundojnë botën? Është koha të dini!

Jerry-Siegel-and-Joe-Shuster

1. Siegel dhe Shuster, krijuesit e Supermenit

Jerry Siegel dhe Joe Shuster kanë meritën për lindjen e superheroit më të madh të të gjitha kohëve – Supermenit. Kjo ikonë e kulturës popullore për herë të parë është shfaqur në botimin e Action Comics (Stripet e aksioneve) në korrik të vitit 1938, ndërkaq si roman vizatimor ka filluar të botohet më 1939. Nuk është dashur shumë kohë që të shkëlqejnë me shkëlqimin e plotë dhe të  fitojë miliona.

Supermeni ka iniciuar romanet vizatimore mbi superheronjtë, është bërë dominues në romanet vizatimore amerikane, ndërkaq më vonë nëpërmjet tij jemi kënaqur në shumë filma, seri në radio dhe në televizione, pastaj në videolojëra.

Si ia hodhën?

Krijuesit e Supermenit megjithatë mbetën pa fitimet e mëdha sepse, duke mos pritur që superheroi i tyre do të përjetojë suksesin e tillë, të gjitha të drejtat ia shitën DC  Comics-it, madje vetëm për 130 dollarë të pavlerë.

Segeli ka vdekur më 1996, ndërkaq një vit më vonë ka filluar lufta midis familjes së tij dhe korporatave Warner Bros dhe DC Comics për të drejta të autorit lidhur e shfrytëzimin e personazhit të Supermenit.

Edhe pse më 1999 gjykata mori vendimin që familja Siegel duhet të marrë gjysmën e profitit nga shfrytëzimi i Supermenit, korporatat e njohura familjeve të tyre 13 vjet nuk u paguan asgjë. Më 2008 Gjykata shtetërore Amerikane sërish mori vendin në favor të familjes Siegel, duke ia hapur rrugën edhe familjes Shuster që të kërkojë po ato të drejta. Mirëpo, DC dhe Warner refuzuan pagesën, andaj e bija e Spiegelit, Laura Siegel, ka shkruar një letër mbi kontestet gjyqësore dhe marifetet e ashpra dhe të ndyra legale dhe ilegale të korporatës Warner.

Në fillim të këtij viti Warner Bros megjithatë fitoi betejën e vërtetë kundër pasardhësve të njërit nga autorët e Supermenit, me ç’gjë edhe mundësinë e plotë të shfrytëzimit të personazhit të Supermenit.

Dhoma e ankesave e Gjykatës në Los Anxhelos njëzëri vendosi që trashëgimtarët e Jerome Siegelit duhet patjetër t’i përmbahet letrës në të cilën kanë pranuar ofertën e Warner Bros-it për pjesën e tyre prej 50 për qind.

Philo T. Farnsworth With an Early Television

2. Philo T. Farnsworth, djaloshi nga ferma, i cili e ka shpikur televizorin

Kur ishte vetëm 14 vjeç, d.m.th. më 1927, ky djalosh në San Francisko ka emetuar fotografinë e parë televizive me ndihmën e gypit katodik (i shpikur më 1897).

Si ia hodhën?

Kur novatori i ri në moshën 20-vjeçare dorëzoi kërkesën për patentë, u shfaq David Sarnoff nga Radio Corporation of America, i cili nuk ishte i ngazëllyer me idenë që televizioni të zëvendësojë radion, e cila në shtëpitë e amerikanëve ka qenë shumë e popullarizuar. Mirëpo, po qe se do të detyrohej patjetër të lejonte, atëherë profitin nga kjo do ta mblidhte RCA-ja, jo djaloshi i fermës.

Sarnoff  gjatë një dhjetëvjetëshi në vazhdim e ka mbajtur Fransworthin e ri në shuplakë dore, duke i krijuar një sërë betejash të vërteta, në të cilat ka përdorur taktika të ndryshme të krisura. Në një moment vetë filloi të prodhojë TV pa i paguar asgjë Philit.

E vetmja gjë që Farnsworth fitoi nga RCA-ja ka qenë një shpërblim prej një milion dollarësh për licencë, mirëpo kjo nuk ka qenë as përafërsisht e mjaftueshme për stresin të cilin e ka pësuar, por i cili i ka kushtuar edhe me shëndet, është bërë invalid.

Vetëm 20 vjet pas vdekjes i është dhënë falënderimi të cilin e ka merituar. Për të ardhur keq, apo jo?

Edwin_Armstrong

3. Edwin H. Armstrong, babai i Radio FM-së

Kur për herë të fundit keni dëgjuar Radio AM? Qëllimisht? Cilësia e zërit është aq e keqe sa që megjithatë më mirë ishte të kënaqeshim me qetësinë. Edwin H. Armstrongut mund t’i falënderohemi që ka shpikur radio frekuencat (frequency-modaluted apo FM), kështu që sinjali i zërit mund të shmangë pengesat të cilat i shkaktojnë pajisjet elektrike dhe atmosfera.

Si ia hodhën?

Dukej se po funksiononte në mënyrë të përsosur, derisa në këtë rast nuk u përfshi David Sarnoff, i cili ia hodhi edhe me një mendjendrituri të madh.

Duke pasur parasysh që ka ndërtuar perandorinë në radio AM, Sarnoff nuk ishte i interesuar të zëvendësonte me FM-në, andaj u kujdes që RCA-ja jo vetëm të sabotonte zhvillimin e asaj teknologjie të re, por edhe të provojë në të gjitha mënyrat që ta pengojë. Në vitin 1937 Armstrong vetë, nga financat e veta, ndërtoi radiostacionin e parë FM dhe e gjitha më në fund filloi të ecte mirë.

Mirëpo këtu ndërhyri sërish Sarnoff dhe kërkoi që FM-ja të zhvendoset në frekuencë tjetër në mënyrë që të pamundësonte transmetimin e Stacionit të Armstrongut. Është dashur të kalonin disa dhjetëvjeçarë që FM të marrë veten. Në fund të viteve 70 më në fund ia kaloi AM-së, mirëpo atëherë ishte bërë vonë.

Armstrongu bëri vetëvrasje në vitin 1954, duke kërcyer nga kati i 13-të të një rrokaqielli.

shkrepese

4. John  Walker, shpikës i shkrepëseve

Shkrepësi i parë është shpikur në Angli, ndërkaq e ka punuar kimisti John Walker. Për ndezur shkrepëset i ka kaluar midis letrës së palosur të mbuluar me copëza të imëta qelqi.

Si ia hodhën?

Walkeri, i pavetëdijshëm për rëndësinë e shpikjes së tij, ka punuar në këtë shpikje një vit të plotë, dhe pastaj të gjithën e ka harruar. Edhe pse miqtë i flisnin që duhet patjetër ta patentonte shpikjen e tij revolucionare, mendonte se nuk kishte nevojë për patentë.

Mirëpo, për dallim nga ai, kanë ekzistuar njerëz të cilët kanë pasur vizion tjetër, andaj edhe ishin të vetëdijshëm për pasurinë të cilën mund ta fitonin me shkrepëset. Kështu në vitin 1829 Isaac Holden përmirësoi shkrepëset e Walkerit, mirëpo mu si edhe paraardhësi i tij, nuk e patentoi prodhimin e vet.

Në këtë rast ndërhyri Samuel Jones duke kuptuar që shkrepëset janë një ndër shpikjet më të dobishme në histori, andaj për to do të përfitojë pasuri të mëdha. Vendosi  të patentonte dhe të shiste me emrin “Lucifers”.

Gary-Kildall

5. Gary Kildall, babai i sistemit operativ

Pikërisht atij mund t’i falënderohemi që nuk është thënë që patjetër duhet të jemi gjeni në mënyrë që në kompjuter të gjejmë çdo gjë që na nevojitet. Në vitin 1973 filloi zhvillimin e sistemit të vet operativ CP/M (Control Program/Monitor).

Më vonë është quajtur “njeriu i cili ka mundur të bëhej Bill Gates para Bill Gatesit”.

Si ia hodhën?

Flitet që tre IBM-istë në verën e vitit 1980 shkuan në Digital Research Inc. (DRI) që të bisedonin mbi licencimin e sistemit udhëheqës operativ të kompanisë së tij CP/M.

Mirëpo, Kildall gjoja i lejoi të humbin kohën rreth avionit të tij, sepse nuk ishte i interesuar, andaj IBM-istët të frustruar shkuan te Bill Gatesi dhe te sistemi i tij operativ MS-DOS. Epo, po ta dinte se çfarë do të mund të fitonte po të mos ishte aq indiferent. /NGJYRA.COM/    

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply