Mansa Musa – njeriu më i pasur i të gjitha kohëve

Pasuria e Amschel Mayer Rothschildit, njeriut nr. 2 më të pasur i të gjitha kohëve, vlerësohet në 350 miliardë dollarë, ndërkaq John D. Rockefeller, është njeriu i tretë më i pasur dhe ka qenë vetëm për 10 miliardë më i varfër se Rothschild. Mirëpo, kurrë askush në histori nuk ka qenë i pasur sikur njeriu për të cilin mbase kurrë nuk keni dëgjuar: Mbreti i të gjithë mbretërve – Mansa Musa.

Musa I (1280 –1337) ka qenë Mansa i dhjetë, që në përkthim do të thotë “Mbreti i të gjithë mbretërve” i Perandorisë së dikurshme të Malit jashtëzakonisht të pasur. Me pasurinë personale e cila sot do të vlente 400 miliardë dollarë, Musa I edhe zyrtarisht është njeriu më i pasur i të gjitha kohëve.

mansa-munsa4

Mansa Musa ka sunduar në Afrikën Perëndimore (Perandoria Malit) në fillim të shekullit XIII, ndërkaq pasurinë e ka arritur duke gërmuar dhe shitur krip dhe ar.

Në kohën e sundimit të tij më shumë se gjysma e arit në botë vinte nga Mali. Vetëm disa gjenerata pas  vdekjes së tij e gjithë pasuria e tij është zhdukur plotësisht në disa luftëra civile.

Mansa Musa ka qenë sundues zemërgjerë

Mansa Musa ka qenë mbret jashtëzakonisht i pasur, prandaj është njëri prej të rrallëve të cilët kanë mbetur të njohur për veprat e mira, e jo vetëm për fuqinë e madhe të cilën e ka poseduar.

Ai ka qenë  mysliman i arsimuar i cili kujdes të madh i ka kushtuar shkollimit të njerëzve, kështu që nga bursat e tij të shumta dhe legjendare janë shkolluar nxënësit nga e tërë bota myslimane në Universitetin Sankore në Timbuktuu.

mansa-munsa2

Musa mbahet në mend edhe për pelegrinazhin e tij përrallor të cilin e ka bërë më 1324 (Haxhillëku myslimanëve në Mekë). Shpura e tij përbëhej prej 60.000 meshkujve dhe 12.000 robërve, ndërkaq secili nga ta ka bartur nga një kallëp ari të rëndë rreth 2 kg.

Në shpurë kanë qenë edhe rreth 500 lajmëtarë në rroba mëndafshi të cilët me vete kanë bartur shkopinj të bërë nga ari i pastër.

Musa personalisht e ka financuar këtë shpurë të pazakonshme, ndërkaq ushqim cilësor kanë ngrënë të gjithë – edhe njerëzit, edhe kafshët. Një pjesë të karvanit të Musës e kanë përbërë edhe 80 deve, ndërkaq secila nga to ka bartur midis 20 dhe 130 kg pluhur ari.

Këtë ar Musa ua ka dhuruar të varfërve, të cilët i ka takuar gjatë rrugëtimit të tij, ndërkaq shpesh u ka dhënë edhe sasi të madhe ari tregtarëve duke i këmbyer me stolitë më të zakonshme.

mansa-munsa6

Kur Mansa Musa ka kaluar nëpër Kajro në korrik të vitit 1324, në qytet ka lënë aq ar sa që vlera e arit ka rënë dramatikisht, për ç’arsye sanimi i tregut nga ky inflacion ka zgjatur 20 vjet.

Veprat e tij të mira dhe sasia e madhe e arit kanë pasur efekt negativ ekonomik edhe në ekonominë e Medinës dhe të Mekës në dhjetë vitet në vijim.

Duke dëshiruar që të përmirësonte gabimin e bërë, Musa ka marrë hua tërë arin të cilin ka mundur ta merrte nga Kajroja, madje me kamata shumë të larta. Ky është i vetmi moment i shënuar në histori që një njeri drejtpërdrejt ka kontrolluar çmimin e arit në Mediteran.

mansa-munsa5

Këto vepra të mëdha kanë lënë përshtypje të madhe tek njerëzit të cilët i ka takuar Mansa Musa gjatë rrugëtimit, për ç’arsye Mali shumë shpejt është paraqitur në  të gjitha hartat e Lindjes së Afërt dhe të Evropës. Për herë të parë në historik Afrika Subsahariane është bërë e njohur në pjesën veriore të shkretëtirës së Saharasë. /NGJYRA.COM/

Mansa Musa3

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply