banner

E hirtë

Mohabbat-Maqbara-002

Mahabat Maqbara, bashkëdyzim i arkitekturës islame hinduse dhe asaj gotike


Pallati Mohabbat Maqbara, i njohur edhe si Mauzoleu Bahaduddinbhai Hasainbhai, që ndodhet në Junagadh të Indisë, dikur ishte shtëpi e Navabëve të Junagadhit, respektivisht prijësit të këtij rajoni, i emëruar nga Mughali sundimtar.

Për shkak të stilit të pazakonshëm arkitektonik dhe artistik (një bashkëdyzim i arkitekturës indo-islame me atë gotike), mauzoleu është shndërruar në një prej objekteve më të çmuara historike të qytetit.

Mohabbat-Maqbara-010

Ndërtimi i këtij mauzoleu kishte filluar në vitin 1878 për të përfunduar në vitin 1892. Karakteristikë e tij ndërkaq, është përzierja e ndikimit islam, hindus dhe atij evropian.

Me harqet e dritareve, shtyllat vertikale, gurët e gdhendur në dyer dhe dritare, dekoret prej argjendi dhe shkallët spirale rreth katër minareve të larta, Mahabat Maqbara konsiderohet si një kryevepër e arkitekturës.

Fatkeqësisht, në ditët e sotme, ky mauzole nuk është në gjendje shumë të mirë dhe duket sikur i lënë pas dore. /NGJYRA.COM/

Mohabbat-Maqbara-003 Mohabbat-Maqbara-004 Mohabbat-Maqbara-007 Mohabbat-Maqbara-008 Mohabbat-Maqbara-009 Mohabbat-Maqbara-001 Mohabbat-Maqbara-006 Mohabbat-Maqbara-005