Lumenjtë më të mrekullueshëm në botë

Në planetin tonë ka mijëra lumenjë, disa prej të cilëve janë të vegjël dhe të shkurtër vetëm disa kilometra, ndërsa disa të tjerë janë aq të mëdhenjë saqë përshkojnë disa vende dhe kontinente – në një shkallë që është e vështirë për t’u kuptuar.

Në një mënyrë apo një tjetër, të gjithë lumenjtë janë të bukur, qoftë për ngjyrat dhe kthjelltësinë e ujit të tyre, apo për pamjet e mrekullueshme të vendeve përreth ku ata kalojnë.

Megjithatë, në vazhdim ju sjellim gjashtë  lumenjtë më madhështor në botë.

1. Río  Futaleufú, Kil dhe Argjentinë

lumi Futaleufu6

Río Futaleufú është ndoshta një nga lumenjtë më madhështor kur është fjala për ngjyrat. Ky lum, i cili rrjedh nëpër Kil dhe Argjentinë, furnizohet me ujë nga akullnajat, andaj dhe ngjyra e tij e kaltër është e veçantë.

Kontrasti i ngjyrës së ndritshme të ujit të tij, me të hirtën e kodrave shkëmbore dhe të gjelbrën e pyjeve të harlisura përreth, ia shtojnë edhe më shumë bukurinë këtij lumi.

Megjithëse e ka ujin shumë të  ftohtë, Río Futaleufú është i popullarizuar dhe tërheqës për adhuruesit e lundrimit me kajak dhe me trap.

2. Lumi Yangtze, Kinë

lumi yanze5

Yangtze është lumi më i gjatë në Azi, i cili rrjedh përmes vargut të shpatijeve të zhveshura shkëmbore të mrekullueshme, kodrave, pyjeve dhe fshatrave të mrekullueshme.

Megjithëse duket bukur nga çdo anë, më së miri është që të lundrohet me anije nëpër ujërat e tij, me ç’rast mund të shihen edhe disa nga vendbanimet më rurale dhe më të izoluara në Kinë, në disa prej të cilave, përndryshe mund të shkohet vetëm me anije.

3. Lumi Amazon, Amerikë e Jugut

lumi amazon4

Lumi Amazon fillon në Brazil prej ku nëpërmjet Perusë, Ekuadorit, Bolivisë dhe Venezuelës arrin dhe derdhet në Oqeanin Atlantik.

Ky lum i madh ka mbi 7 milion kilometra katrorë në vëllim, është i gjatë rreth 6450 kilometra, ndërsa gjerësia e grykës së tij është mbi 323 km.

Amazon gjarpëron nëpër disa pjesë të pabesueshme të Amerikës së Jugut, që do të thotë se ju mund të qëndroni në një pikë në brigjet e tij dhe të shihni para jush vetëm bukuri natyrore.

4. Cano Cristales, Amerikë e Jugut

lumi cano cristales

Ky lum që fillon rrëzë kodrinave të Andeve në pyjet me lagështi të Amazonit, në Kolumbi, në kuptimin e plotë të fjalës është “lumi që rrjedh nga parajsa”.

Ky lum shpesh konsiderohet edhe si lumi më i bukur në botë, megjithëse bukuria e tij zgjatë vetëm për një kohë të shkurtër, kur pjesa e poshtme e shtratit të tij mbulohet me alga shumëngjyrëshe.

Çdo vit, nga fundi i tetorit deri në fillim të nëntorit, kur arrinë nivelin e duhur, vende-vende  uji merr ngjyrë të gjelbër, kaltër, verdhë, kuqe dhe portokalli – duke e bërë lumin Cano Cristales të duket si një ylber.

5. Zambezi, Afrikë

lumi zambezi2

Lumi Zambezi është lumi i katërt më i gjatë në Afrikë. Me një gjatësi të shtratit prej rreth 3500 km nga veriperëndimi i Zambisë, ky lum përshkon Angolën, Botsvanën, Zimbabvenë dhe Mozambikun paranse derdhet në Oqeanin Indian.

Përveç bukurisë në vetvete, lumi Zambezi është edhe shtëpia e një prej ujëvarave më të mëdha dhe ndoshta më të bukura në botë, Ujëvarës Victoria.

6. Lumi Danub, Evropë

lumi danubi1

Pas lumit Vollga, Danubi është një nga lumenjtë më të gjatë në Evropë. Me një gjatësi prej 2850 kilometrash ky lum kalon nëpër nëntë vende evropiane dhe nëpër disa prej qyteteve më të bukura në botë, para se në fund të derdhet në Detin e Zi.

Meqë dikur ky lum ishte me rëndësi jetike për vendbanimet përgjat brigjeve të tij, në to ende gjenden shumë kështjella dhe fortesa, të cilat dikur vijëzonin kufijtë e shumë perandorive të mëdha. /NGJYRA.COM/

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply