Lista e vrasjeve më të njohura të pazgjidhura

Këto tregime e kanë tmerruar opinionin dhe janë bërë objekt i spekulimeve të llojllojshme mbi aktorët e mundshëm dhe motivet e vrasjeve. Megjithatë, autorët e tyre, me gjithë hulumtimet e hollësishme, kurrë nuk janë zbuluar, mbase edhe sot e kësaj dite jetojnë bashkë me ne… Përjashtim bën këto ditë njëri prej tyre… por ende pritet të konfirmohet edhe zyrtarisht kjo gjë.

9. Djaloshi në kuti (1957)

lista v1

Trupi lakuriq i djaloshit të moshës nga 4 deri në 6 vjeç është gjetur në një kuti kartoni në Fox Chase të Filadelfisë  të mbështjellë me një çarçaf. Fëmija ka vdekur nga pasojat e torturave.

Viktima kurrë nuk është identifikuar, për ç’shkak është quajtur  “fëmija i panjohur amerikan”. Kurrë nuk janë gjendur kurrfarë gjurmësh të cilat do të zbulonin autorin e krimit.

8. Tupac Shakur dhe Biggie Smalls

lista v2

Tupac-un e kanë vrarë më vitin 1996 në Las Vegas, ndërkaq Biggie Smalls-in pas një viti në Los-Angeles.  Të dy janë vrarë nga automobili, për ç’shkak një kohë të gjatë është konsideruar që vrasjet e tyre kanë lidhje me njëra-tjetrën.

Teoria kryesore ka qenë se ishte fjala për qërim hesapesh ndërmjet reperëve të bregdetit lindor dhe atij perëndimor të SHBA-së, i cili mori përmasa midis këngëtarëve dhe botuesve të tyre. Policia vrasësit kurrë nuk i ka zbuluar.

7. Vdekja e shkaktuar me ilaçin Tylenol (1982)

lista v3

Shtatë njerëz kanë vdekur pasi që kanë marrë ilaçin Tylenol për të cilin është konsideruar që përmban cianid të cilin e ka injektuar në ilaç një person i panjohur. Personi përgjegjës për këto vdekje kurrë nuk është zbuluar, ndërkaq kompania Johnson & Johnson më 1982 është detyruar ta tërheqë ilaçin nga tregu.

6. Axeman nga New Orleans (maj 1918 – tetor 1919)

lista v4

Axeman ka qenë  vrasës serik i cili i ka kryer krimet në New Orleans dhe në Louisianë. Siç aludon edhe vetë emri i tij, ka vrarë me sëpatë e cila në shumicën e rasteve ka qenë e vetë viktimave.

Axeman ka futur tmerr në New Orleans, ndërkaq gjatë kësaj “ekspedite” ka vrarë tetë njerëz. Armën me të cilën ka kryer krimet më vonë e ka hedhur. Veten e ka përshkruar si demoni i ferrit më të tmerrshëm, mirëpo më në fund është zhdukur pa gjurmë më 1919.

5. Black Dahlia (1947)

lista v5

Black Dahlia ka qenë nofka e amerikanes Elizabeth Short, e cila ka qenë viktimë e vrasjes tmerrshme e cila ka krijuar interesim të madh në opinion. Trupi i saj është gjetur i prerë përgjysmë në bel më 15 janar 1947 në parkun Leimert të Los Angelesit.

Vrasja e saj e pazbardhur ka qenë burim i thashethemeve të shumta e cila bëri shumë të dyshimtë, ndërkaq për të janë shkruar edhe disa libra, andaj është bërë edhe adaptimi filmik i këtij tregimi. Vrasja e saj është njëra ndër rastet më të vjetra të pazbardhura në historinë e Los Angelesit.

4. Vrasja në fermën Hinterkaifeck (1922)

lista v6

Vrasja brutale ka ndodhur në një fermë të vetmuar në Gjermani. Gjashtë njerëz atëbotë janë rrahur për vdekje me çomangë, në mesin e tyre edhe dy fëmijë të moshës shtatë dhe dy vjeç. Vrasësi edhe disa ditë ka jetuar në fermë, para se të zhdukej. Fjala është për njërën nga krimet më enigmatike në historinë gjermane.

3. Vrasja e Xhek Kasapit (1888)

lista v7

Vrasje tipike barkprerëse kanë ndodhur në vendet publike dhe gjysmëpublike. Dorasi viktimat i ka prerë në fyt dhe pastaj i ka nakatosur. Sot konsiderohet që viktimat më parë i ka ngufatur në mënyrë që të mos bërtisnin.

Për shkak të natyrës së plagëve të disa viktimave të Xhek Kasapit (Jack the Ripper), të cilave u janë hequr edhe organet, mendohet që ai ka qenë mjek, kirurg apo kasap.

Në këtë mënyrë i ka vrarë gjoja pesë prostituta, ndërkaq pas 200 njerëzve të dyshimtë, dorasi kurrë nuk është zbuluar. Legjendat të cilat i përshkruajnë vrasjet e të Xhek Kasapit janë bërë kombinim i hulutmiemve autentike historike, teori komploti dhe folklori.

Megjithatë, ditë më parë mediat angleze kanë raportuar se tashmë ka marrë fund saga e kërkimeve për Xhek Kasapin.

Sipas tyre, përdorimi i ADN-së si pjesë e hetimeve ka arritur të nxjerrë në dritë pa as më të voglin dyshim se cili prej gjashtë të dyshuarve kryesorë është vrasësi i vërtetë. Pasi është analizuar një shall i mbajtur nga një prej viktimave të Kasapit, aty janë gjetur edhe njolla gjaku nga vrasësi, të cilat kanë zbuluar edhe ADN-në e tij. Sipas raportit, vrasësi serial ishte një njeri jo publik, me probleme të theksuara mendore.

2. Vrasjet në liqenin Bodom (1960)

lista v8

Fjala është për vrasjen e trefishtë e cila ka ngjarë në liqenin Bodom në Finlandë, afër qytetit Espoo, 22 kilometra në perëndim të kryeqytetit Helsinki. Në orët e para të mëngjesit të 5 qershorit të vitit 1960 katër tinejxherë kanë kampuar në brigjet e liqenit kur një person i panjohur apo disa sish i kanë vrarë tre veta me objekt të topitur.

Personi i katërt vetëm është plagosur. Nils Wilhelm Gustafsson, i vetmi që ka shpëtuar, ka çuar jetë normale deri në vitin 2004, kur u bë personi i dyshuar e më vonë edhe i akuzuar. Në tetor të vitit 2005 Gjykata e Qarkut konstatoi që Gustafsson nuk është fajtor dhe u hodhën poshtë të gjitha akuzat kundër tij. Ky rast akoma nuk është zbardhur dhe me siguri përgjithmonë do të mbetet mister.

1. Zodiac (1960 – 1970)

lista v9

Zodiac-u është vrasës serik nga SHBA-ja i cili ka vepruar në vitet 1960 në Kaliforninë Veriore. Zodiac është emri të cilin ia ka vënë vetes në një seri letrash të shifruara të cilat ua ka dërguar redaksive të gazetave. Edhe tri letra kanë mbetur të padeshifruara.

Në letra ka treguar se i ka vrarë 37 njerëz, edhe pse hetimet kanë konstatuar vetëm pesë viktima,  ndërkaq dy viktima kanë mbijetuar. Viktimat kanë qenë të moshës midis 16 dhe 29 vjeç.

Identiteti i vrasësit ka mbetur i pazbardhur sot e kësaj dite, edhe pse ka pasur të dyshuar, ndërkaq rasti akoma nuk është mbyllur. /NGJYRA.COM/  

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply