Liqeni i njelmët Amadeus, Australi

Amadeus quhet liqeni i njelmët që gjendet në jugperëndim të territorit verior të Australisë, që përndryshe njihet si deponi gjigante e kripës – e krijuar nga bjeshkët e afërta para 500 milionë vjetësh.

Për shkak të thatësirave, ky liqen mbushet me ujë vetëm gjatë periudhave me shi, ndërkaq në shumicën e kohës aty mund të shihen vetëm shtresa të trasha të kripës.

Brenda liqenit të madh ndodhen me dhjetëra ishuj të vegjël nga rëra e kuqe, që e bëjnë peizazhin të duket si një pikturë abstrakte.

liqeni amadeus 005

Ngjyra e bardhë dhe e kuqe e liqenit përshkohen nga nuancat e së gjelbrës – respektivisht nga bimët që arrijnë të mbijetojnë në këta ishuj ranor, përkundër pranisë së madhe të kripës, nxehtësisë dhe thatësirës.

Liqeni Amadeus është i gjatë 180 km dhe i gjerë 10 km, ndërsa njihet si liqeni më i madh i njelmët në territoret veriore të Australisë.

Ky liqen ka rreth 600 milionë tonë kripë, mirëpo nxjerrja e kripës nuk është treguar aspak praktike për shkak të largësisë së këtij lokacioni. /NGJYRA.COM/

liqeni amadeus 010 liqeni amadeus 009 liqeni amadeus 008 liqeni amadeus 002 liqeni amadeus 004 liqeni amadeus 006 liqeni amadeus 007 LakeAmadeus_Variante 001

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply