“Kur s’ke ku mbahesh”, udhëtimet e rrezikshme në Bangladesh

Udhëtimi me tren mund të jetë i mërzitshëm, megjithatë, jo për të gjithë njerëzit në botë, sidomos jo për banorët e Bangladeshit. Shumë banorë të këtij vendi çdo ditë udhëtojnë me trena, në fakt, mbi trena, deri në destinacionin e dëshiruar, duke rrezikuar kështu dhe jetën e tyre.

Kjo eksperiencë e frikshme ndodhë për shkak të numrit të pamjaftueshëm të trenave – respektivisht numrit të madh të pasagjerëve, për të cilët nuk ka vend të mjaftueshëm në vagonë, andaj ata janë të detyruar të udhëtojnë në hapësirat mes vagonëve, e më se shumti mbi vagonët.

Që nga viti 2006, fotografi GMB Akash, ka realizuar fotografi të pasagjerëve që zënë vend mbi trena, ndërsa albumin e tij e ka titulluar “Nothing to Hold On To” (Kur s’ke ku mbahesh).

trena udhetimi 0009

Ai e ka kuptuar se shumica e këtyre pasagjerëve që udhëtojnë mbi trena – janë punëtorët më të ardhura të vogla, të cilët udhëtojnë me qindra kilometra larg shtëpive të tyre për të gjetur ndonjë punë, apo për të shitur ndonjë produkt.

Udhëtimet e tilla janë shumë të rrezikshme dhe, fatkeqësisht, nganjëherë përfundojnë me aksidente fatale. Rreziku paraqitet sidomos gjatë dimrit, kur pullazi i trenit bëhet i rreshqitshëm.

Në vijim ju sjellim një galeri të përzgjedhur të fotografive të realizuara nga Akash. /NGJYRA.COM/

trena udhetimi 0002 trena udhetimi 0003 trena udhetimi 0004 trena udhetimi 0005 trena udhetimi 0006 trena udhetimi 0007 trena udhetimi 0008 trena udhetimi 0010 trena udhetimi 0011 trena udhetimi 0012 trena udhetimi 0013 trena udhetimi 0014 trena udhetimi 0015

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply