Kur nuk ekzistojnë mundësitë tjera, bën edhe kështu

Edhe djemtë e fshatit pëlqejnë të merren me sport, por, fatkeqësisht, në shumë vende të botës ata nuk i kanë mundësitë të stërviten, sidomos jo me pajisje të shtrenjta të palestrave.

Me problem të tillë janë ballafaquar edhe të rinjtë e fshatit Dobrovka në Rusi – të cilët jetojnë larg qendrave urbane, por, megjithatë, nuk janë dorëzuar. Me vetëiniciativë dhe pak mund, ata kanë krijuar një zgjidhje jo shumë praktike, por gjithsesi efektive.

Me pjesëmarrje simbolike të parave nga secili prej tyre (rreth 1.5 dollarë), ata kanë mbledhur të holla të mjaftueshme për të blerë hekur skrapi, goma të vjetra, litarë, dhe pajisje tjera improvizuese, për të ndërtuar një qendër stërvitjeje në fshatin e tyre.

Ata kanë krijuar ringun e boksit, stazat e vrapimit, palestrën nën qiellin e hapur, si dhe kënde për ushtrimin e disa sporteve tjera. Ndërsa, në krye të ekipit ishte një person i fshatit me përgatitje solide ushtarake, i cili dhe ka vënë themelet e kësaj qendre sportive rurale. /NGJYRA.COM/

gjimi 0001 gjimi 0002 gjimi 0003 gjimi 0004 gjimi 0005 gjimi 0006 gjimi 0007 gjimi 0008 gjimi 0009 gjimi 0010 gjimi 0011 gjimi 0012 gjimi 0013 gjimi 0014 gjimi 0015 gjimi 0016

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply