Kuptimi i ngjyrave…

Dëshironi të dukeni bukur në intervistën e caktuar për punë, në një darkë romantike, ose në mesin e shoqërisë në një aheng të planifikuar? Çdo rast i tillë kërkon një veshje të caktuar – ndërsa, në përputhje me rrethanat, edhe ngjyrat e rrobave dhe aksesorëve kanë peshën vendimtare.

Nëse dëshironi të lini përshtypjen e mirë, mos i humbisni këto këshillat tona – që do t’ju ndihmojnë të zgjidhni ngjyrat më të mira për çdo rast të planifikuar.

ngjyra veshja8

Ngjyra e zezë, e hirtë, dhe e bardhë, janë më të përshtatshme kur bëhet fjalë për intervistat e punës. Pasi që janë ngjyrat klasike, që përcjellin një ndjenjë të autoritetit.

Ngjyra e gjelbër simbolizon lirinë dhe ekuilibrin. Ndërsa e kaltra qetësinë.

Nëse dëshironi të sprovoni guximin dhe ambicien tuaj, atëherë, gjëja e duhur që duhet ta bëni është ta furnizoni gardërobën tuaj me rroba të kuqe.

E verdha është shpesh e lidhur me inteligjencën dhe humorin e mirë. Pra, nëse vendosni për një veshje apo aksesor me këtë ngjyrë, atëherë – ju përcillni vlera të rëndësishme tek te tjerët – si njohuritë dhe personalitetin tuaj.

ngjyra veshja5

Ngjyra e fundit që ju propozojmë sot është portokalli, ngjyrë që transmeton siguri. Kjo ngjyrë do t’ju ndihmojë të lini përshtypje të mira, dhe gjithashtu të fshihni gjendjen tuaj shpirtërore, ndërsa ndikon që të keni dhe më shumë vetëbesim. /NGJYRA.COM/

ngjyra veshja6Siguria

ngjyra veshja4

Guximi dhe ambicia

ngjyra veshja3

Qetësia

ngjyra veshja9

Autoriteti

ngjyra veshja2

Liria dhe ekuilibri

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply