Kopshti i jashtëzakonshëm i të “çmendurit” të fshatit

Pasi kishte ikur në Amerikë për të shpëtuar nga shërbimi ushtarak nën tutelën e Mussolinit, Filippo Bentivegna ishte kthyer 7 vjet më vonë në vendlindje, në Sicili, si një njeri krejt tjetër. Për shkak të arratisjes atë e priste burgu, megjithatë, për fat të mirë ose të keq të tij, ai u shpall i çmendur tejmase për të qëndruar në burg.

Sipas disa gojëdhënave, ai ishte sulmuar në SHBA, ku kishte marrë lëndime në tru – të tjerët ndërkaq, thoshin se, ai e kishte humbur trurin pas një vajze që e kishte braktisur.

i cmenduri skulp 002

Edhe pse detajet e çmendurisë së tij nuk janë të sakta, dihet fare mirë se, në kohën kur ishte kthyer në vendlindje, në Sciacca të Sicilisë, ai kishte filluar të ndërtonte një kopsht masiv, ku sot gjenden më shumë se 1000 skulptura të kokave.

Filippo kishte skalitur këto skulptura plot 35 vjet, dhe, gjatë asaj periudhe, pronën e tij shkëmbore e kishte shndërruar në një kopsht të pazakontë.

Ai nuk u çmua si artist derisa ishte në mesin e të gjallëve, ndërsa sjellja e tij ekscentrike ia kishte sjellë titullin “I çmenduri i fshatit”.

i cmenduri skulp 003

Pas vdekjes së tij, në vitin 1967, familja e tij e shndërroi kopshtin me skulptura në atraksion turistik, ndërsa njerëzit filluan të vinin nga të gjitha anët e Sicilisë.

Kopshti më vonë është riemëruar “Këshjella e magjepsur”, ndërkaq, skulpturat e “të çmendurit të fshatit”, tashmë janë shndërruar në një prej atraksioneve më të mëdha turistike në Sicili. /NGJYRA.COM/

i cmenduri skulp 004 i cmenduri skulp 005 i cmenduri skulp 006 i cmenduri skulp 009 i cmenduri skulp 008 i cmenduri skulp 007

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply