banner

E hirtë

Kazauri i madh ballina

Kazuari i madh, shpendi më i rrezikshëm në botë


Sipas Librit të rekordeve botërore Guinnes, Kazuari i madh/kazuari australian apo kazuari jugor (latinisht: Casuarius casuarius)është shpendi më i rrezikshëm në botë.

Shpendi i tretë më i madh në botë dhe një prej shpendëve më të rënda, kazuari i madh mund të rritet deri në 2 metra (gjatësia mesatare 127-170 cm), meshkujt ndërkaq, mund të peshojnë deri në 55 kg, ndërsa femrat deri në 76 kg.

Kthetrat e tyre, të mprehta si shpata, janë të gjata deri në 12 cm, ndërsa kazuari është dhe shpendi i vetëm në botë që ka një lloj helmete mbrojtëse në kokë – e cila e mbron atë derisa vrapon nëpër pyll.

Po ashtu duhet shtuar se, ky lloj shpendi mund të vrapojë me shpejtësi deri në 50 kilometra në orë.

Kazauri i madh 002

Kazuari po ashtu njihet si shpend shumë agresiv. Ata banojë në verilindje të Australisë, Guinejë të Re dhe Indonezi, ku pyjet e këtyre vendeve janë shtëpi e rreth 1.500 kazaurëve që jetojnë të lirë në natyrë.

Këtë lloj të shpendëve rrallë mund t’i gjeni në kopshtet zoologjike, sepse janë shumë agresivë dhe janë shënuar raste të ndryshme kur ato i kanë sulmuar rojet e kopshteve.

Kazuari i madh, në pamje të parë duket shpend i turpshëm, por kjo pamje është thjeshtë mashtruese, ngase ai është shumë agresiv dhe i rrezikshëm. Edhe pse rrezikshmëria e tyre për njeriun rrallëherë përfundon me fatalitet – vdekja e fundit e raportuar ishte ajo e vitit 1926, kur një person ishte futur në territorin e tyre.

Prandaj, njerëzve nuk ju preferohet që t’u afrohen këtyre shpendëve, sidomos jo t’i provokojnë ato, sepse me shpejtësinë që kanë – është pothuajse e pamundur që t’u ikësh.

E vetmja mbrojtje nga kazuarët, që mund të kërcejnë deri në 1.5 metra në ajër, është ngjitja e shpejtë mbi ndonjë pemë, mundësisht jo pemë frutore, sepse kazuarët, nën pemë të tilla me ushqim të bollshëm, mund të qendrojnë për ditë të tëra. /NGJYRA.COM/

Kazauri i madh 005 Kazauri i madh 004 Kazauri i madh 003 Kazauri i madh 006