E hirtë

pompei muzeu1

Jeta e panjohur e grekëve dhe romakëve të vjetër


Historiania Vicki Leon, përveç tjerash, merret edhe me hulumtimin e jetës së grekëve dhe romakëve të vjetër. Pra pak kohësh një hulumtim asaj i solli rezultate mjaft befasuese.

“U tmerrova kur kuptova se askush nga ata nuk është identifikuar si heteroseksual, biseksual apo homoseksual. Gjithashtu, shumica syresh ishin vërtet njerëz të krisur për gjërat të cilat seksin e bënin më të mirë, siç janë afrodiziakë të ndryshëm dhe antiafrodiziakë, apo lexim i literaturës femërore, mirëpo gjithashtu kanë qenë edhe të ndrojtur. Më së shumti janë frikësuar nga dënimet nëse do të ishin kapur në tradhti”, thotë Vicki Leon, e cila hulumtimin e vet e ka botuar në librin ”The Joy of Sexus: Lust, Love, & Longing in the Ancient World”.

lover-romak5

Ushtria e  homoseksualëve: seksi dhe luftërat

Autorja vë në pah se si respektimi i Ditës së Valentinit si festë me siguri ka ardhur nga kohët  e atëhershme, kur shumica e të krishterëve me emrin Valentin kanë qenë të torturuar. Gjithashtu, në atë kohë ka ekzistuar edhe ushtria, të cilën e kanë përbërë ekskluzivisht homoseksualët, por të cilët janë kënaqur me dy gjëra të dashura – seksin dhe luftërat.

Por ka qenë edhe “koha e artë e prapanicave femërore”, të cilat i kanë adhuruar meshkujt e atëhershëm grekë. Në të vërtetë, për arsye të tilla janë punuar shumë skulptura të cilat kanë shfaqur femra lakuriqe dhe gjysmëlakuriqe, kopjet e të cilave sot ruhen në muzetë nëpër tërë botën.

Kanë qenë të popullarizuara romanet femërore në të cilat ka pasur mundësi të lexohej ekskluzivisht çdo gjë – nga temat delikate mbi seksin deri te homoseksualiteti, mirëpo, përveç që shpesh kanë shkruar me pseudonim, femrat romanet e veta edhe i kanë ilustruar.

Pos që kanë lexuar literaturën e të adhuruarave të tyre, meshkujt kanë pasur shprehi të shpeshtë të përdorimit të afrodiziakëve të ndryshëm, të cilat emrin e kanë marrë sipas Perëndisë greke të dashurisë, dhe e gjithë kjo për t’u dëshmuar sa më shumë në seks.

Në atë kohë janë shënuar edhe rastet e para të lidhjeve të hapura kur femra njëkohësisht u ka takuar dy meshkujve. Shumica janë frikësuar që të mos kapen në tradhti, ndërkaq njëra ndër dënimet më të shpeshta ka qenë vënia e rrepanit në zorrën e trashë personit të dënuar.

lover-romak3

Cezari është dashuruar në femrën më të vjetër

Duke pasur parasysh që para 2000 vjetësh nuk ka pasur avokatë, por as këshilltarë martesorë, të gjitha divorcet kanë ndodhur me shpejtësi rrufeje. Femra do të kthehej te prindërit derisa të gjente bashkëshortin tjetër, ndërsa ish-bashkëshorti i saj do të mbante fëmijët.

Shumica në atë kohë ia kishin lakmi Sokratit. Edhe pse nuk ka qenë i bukur sikur Apoloni, ai ndodhej para kohës së vet, ndërkaq njerëzit e respektonin për shkak të dijes dhe intelektit të tij.

Është interesante se është dënuar me vdekje për shkak të prishjes së rinisë athinase, ndërkaq derisa ka pirë helmin, Sokrati, ka përjetuar ereksion.

Bandillët të rinj dhe femrat më të vjetra! Po, ka pasur edhe raste të këtilla, ndërkaq shembulli më i mirë për këtë janë Servilla dhe Julie Cezari.

Në kohën kur kanë filluar “të shoqëroheshin”, ajo kishte 50 vjeç, ndërkaq ai 36. Me gjithë telashet që i kanë pasur, bashkë janë dashuruar më shumë se dy decenie.

Grekët dhe romakët kanë qenë ithtarët më të mëdhenj në penetrim dhe voajerizëm, andaj shpejt zbuluan dildonë si njërin ndër mënyrat për përmirësimin e marrëdhënieve të tyre seksuale. I tërë rasti filloi në një furrë buke kur një vajzë luante me bukë dhe nga ajo ndërtoi dildonë e parë. /NGJYRA.COM/  

lover romak1