Ishulli Jeju, çudia e shumëfishtë natyrore

130 kilometra në jug të gadishullit korean, gjendet Ishulli Jeju, i cili  është ishulli më i madh dhe provinca më e vogël në Korenë e Jugut.

Në këtë ishull gjendet maja më e lartë e malit në Korenë e Jugut, e njohur si Hallasan dhe  vullkani i fjetur, i cili ngritet 1950 metra mbi nivelin e detit.

Ishulli Jeju4

Në të ka edhe tunele të llavës (tuba vullkanik), formacione bazalti, shpella me liqene nëntokësore, si dhe 360 ishuj të vegjël vullkanik satelit që e rrethojnë ishullin.

Koni travertin, Seongsan Ilchulbong është një gjë e rrallë në botë dhe vend ideal për eksplorimin e  llojeve të shpërthimeve vullkanike nga të cilat krijohen shkëmbinjtë sedimentarë.

Ishulli Jeju6

Ky ishull i bukur konsiderohet si çudi e shumëfishtë natyrore, sepse  është i mbrojtur nga UNESCO, si  pjesë e trashëgimisë botërore – Gjeopark Global dhe  Rezervat i Biosferës; në vitin 2011 është shpallur një nga 7 Mrekullitë Natyrore të Botës; nga viti 1966 është gjithashtu Park Kombëtar dhe së fundi, Jeju është i njohur edhe si Ishulli i Dashurisë, kryesisht për shkak të parkut tematik dedikuar dashurisë, të njohur si Loveland.

Ishulli Jeju11

Në këtë ishull gjenden edhe më shumë se 200 bimë autoktone, 33 specie endemike, 17 lloje gjitarësh, 8 lloje amfibesh, 198 lloje të zogjve dhe mbi 900 lloje të insekteve.

Ky ishull i quajtur shpesh edhe Ishulli i Perëndive, është një destinacion i ëndërrave për biologët, gjeologët dhe për të gjithë shkencëtarët e turistët kuriozë. /NGJYRA.COM/

Ishulli Jeju9 Ishulli Jeju7 Ishulli Jeju3 Ishulli Jeju8 Ishulli Jeju5

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply