Gjuetarja e vogël me shqiponjë, që u bë yll botëror

Foto-reporteri Asher Svidensky, në vitin 2014, kishte realizuar një galeri të mahnitshme të fotografive të një vajze gjuetare, me shqiponjën e saj të artë – për të cilën besohet që është femra e vetme gjuetare tradicionale në Mongoli.

Në Mongolinë perëndimore, ku me shekuj të tërë, janë meshkujt ata që stërviten për këtë lloj të gjuetisë, vajza, tash 14-vjeçare, e quajtur Ashol-Pan, u bë e njohur me aftësitë e saj për të zbutur dhe trajnuar shqiponjën.

Svidensky kishte sqaruar se, Ashol-Pan është një vajzë e këndshme dhe e turpshme, por shumë e aftë për të stërvitur dhe manipuluar me shqiponjën – krahët e së cilës janë dy herë më të mëdha se gjatësia e saj.

vajza shqiponja 0013

Në fund të vitit 2014 ndërkaq, Ashol-Pan kishte mposhtur në garën e gjuetisë 40 djem mongolez, në një vend përplot bjeshkë të pafundme dhe shkretëtira, në temperatura ektremisht të ftohta.

Pas fotografive të publikuara, nami i kësaj vajze mori dhenë në botë, dhe, që atëherë, për të kanë raportuar shumë media botërore.

Në fillim të vitit 2016 ndërkaq, në New York, u shfaq premiera botërore e filmit dokumentar “Eagle Huntress”, kushtuar Ashol-Panit, familjes së saj, dhe shqiponjës Akh-Khanat (Krahët e bardhë).

vajza shqiponja 0012

Kjo ishte hera e parë që Ashol-Pan, bashkë me familjen e saj u larguan nga vendlindja dhe vizituan vendin e ëndrrave të saj SHBA-të – që ka mundur t’i shihte vetëm në telefonin e saj të mençur, të cilin e përdorë fare rrallë.

Nëna e saj, Almagul, ka deklaruar se është shumë krenare me vajzën e saj dhe tre fëmijët tjerë, por është e brengosur për famën e madhe që ka fituar ajo – sepse sipas tradisë mongoleze – fama sjellë fatin e keq në jetë.

vajza shqiponja 0005

Bjeshkët Altai janë i vetmi vend në botë ku njerëzit përdorin metodat tradicionale nomade të gjuetisë. Momentalisht vlerësohet se janë rreth 400 zbutës të shqiponjave në Mongoli.

Shqiponjat merren të vogla nga foletë e tyre dhe pas disa vjetësh të shërbimit besnik ndaj pronarëve – ato shpërblehen me një qengj të prerë në maje mali, si dhuratë, para se ato t’i kthehen natyrës dhe të krijojnë familje shqiponjash të vogla për gjeneratat e ardhshme.

Vlerësohet se shqiponjat e arta jetojnë deri në 32 vjet. /NGJYRA.COM/ Foto: Asher Svidensky & Augusta Thomson

vajza shqiponja 0009 vajza shqiponja 0008 vajza shqiponja 0007 vajza shqiponja 0006 vajza shqiponja 0004 vajza shqiponja 0003 vajza shqiponja 0002 vajza shqiponja 0001

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply