banner

Rozë

vip nipce 0005

Gjashtë pasardhës të talentuar…


Duket se në shumë raste, stërnipat dhe stërmbesat, trashëgojnë karizmën e stërgjyshërve të tyre. Së paku, kështu ndodh në botën e të famshmëve.

Në vijim ju sjellim gjashtë shembujt më të spikatur – kur pasardhësit kanë trashëguar talentin  dhe karizmën, me të cilat paraardhësit e tyre kanë mahnitur botën për dekada të tëra.

Të shohim në vijim së cilët janë ata/ato.

Riley Keough është stërmbesa e legjendës së rockut, Elvis Presley. Ajo është 26-vjeçe, dhe tashmë ka bërë emër si aktore, por dhe si modele.

vip nipce 0001

Dree Hemingway është stërmbesa e njërin prej shkrimtarëve më të shquar të shekullit 20, Ernest Hemingway. Ajo është modele që punon për kompanitë më të mëdha të modës në botë.

vip nipce 0002

Tuki Brando është stërnipi i aktorit legjendar Marlon Brando. Ai nuk e ka në plan të merret me aktrim, megjithatë, është model i njohur i kompanisë, Versace.

vip nipce 0003

Emma Kathleen Ferrer është stërmbesa e aktores së famshme dhe ikonës së modës, Audrey Hepburn. Ajo është 22-vjeçe dhe po ashtu një modele e suksesshme.

vip nipce 0004

Oona Chaplin është stërmbesa e komikut të famshëm, Charlie Chaplin. Deri më tash ajo ka luajtur në 34 filma, por më se shumti njihet për rolin e saj si Talisa Maegyr, në filmin, “Game of Thrones”.

vip nipce 0005

Alyson Le Borges është stërmbesa e aktorit të famshëm francez, Alain Delon. Ajo ka filluar karrierën në filmin “The Blue Island” – por, më shumë njihet si modele. /NGJYRA.COM/

vip nipce 0006