Garë e veçantë sportive – Bartja e Gruas

Kampionati i bartjes së gruas është një traditë finlandeze, e cila që nga viti 1992 është shndërruar në garë të përvjetshme sportive. Kjo lloj gare i ka rrënjët në fund të viteve 1800-ta, kur gangsteri i quajtur Rosvo-Ronkainen, nga Sonkajärvi i Finlandës, pranonte në bandën e tij vetëm burrat të cilët  me sukses vidhnin gra nga fshatrat fqinje.

Sipas rregullave të Komisionit Ndërkombëtar të kësaj gare, gjatësia zyrtare e pistës së shtruar me rërë duhet të jetë 253.5 metra. Ajo duhet të ketë tri pengesa, ku një prej tyre është gropa e mbushur me ujë.

bartja e gruas11

Gruaja që bartet në shpinë mund të jetë gruaja e garuesit, e fqinjit, ose ndonjë vullnetare e rastit,  dhe në të tri rastet ajo duhet të jetë mbi 17 vjeçe.

Pesha minimale e gruas që do të bartet është 49 kilogramë. Nëse ajo peshon më pak se kjo peshë, atëherë, asaj i ngarkohet në shpinë një çantë që mban peshë shtesë të nevojshme për ta arritur peshën totale të kërkuar.

bartja e gruas13

Pajisjet e vetme të lejuara gjatë garës janë rripi i bartësit dhe përkrenarja e të barturës. Fituesi ndërkaq, është çifti që përfundon garën në kohën më të shkurtër.

Gara e Bartjes së Gruas ka dy kategori: atë Zyrtare dhe atë të Seniorëve – për pjesëmarrës të moshës mbi 40 vjeç.

bartja e gruas5

Me çmime të veçanta shpërblehen edhe çifti më i këndshëm, kostumi më i mirë, dhe bartësi më i fortë .

Përveç Finlandës, ky sport është i përhapur edhe në Australi, SHBA, Amerikë të Jugut, Hong Kong, dhe Estoni, ku kjo e fundit me 55.5 sekonda, e mban dhe rekordin botëror. /NGJYRA.COM/

bartja e gruas20 bartja e gruas19 FINLAND-COMPETITION-ENTERTAINMENT bartja e gruas16 bartja e gruas15 bartja e gruas12 bartja e gruas10 FINLAND-COMPETITION-ENTERTAINMENT Juntunen and Haavikko from Finland compete to take fifth place during the Wife Carrying World Championship competition in Sonkajarvi bartja e gruas8 bartja e gruas4 bartja e gruas3 bartja e gruas2 Dave and Lacey Castro taking first place in the 2009 North American Wife Carrying Championship at Sunday River, Maine.

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply