banner

E gjelbër

lulishte balline111

Fushat më të famshme të luleve


Të jesh i rrethuar me mijëra lule të çelura me siguri se është një ndjenjë e mrekullueshme. Pamja dhe aroma pushtojnë çdo pjesë të shqisave. Shikoni këto dhjetë vende që herë pas here shndërrohen në det me lule. Cilën do të dëshironit më së shumti ta vizitoni?

10. Qarku Luoping, Yunnan, Kinë

lulishte111

Në Louping që gjendet në provincën jugore të Kinës, ka disa vende magjepsëse. Çdo pranverë këtu fushat shndërrohen në një det të gjallë ngjyrë ari të Kanolës – e njohur edhe si bimë eterovajore. Fusha të gjera mbulohen me këto lule të çmuara eterovajore, prej të cilave  bëhet vaji i gatimit.

Kur ta vizitoni?

Fushat me Kanola lulëzojnë prej muajit shkurt deri në prill.

9. Liqeni Tekapo, Pellgu Mackenzie, Zelandë e Re

lulishte222

Qyteti turistik i Liqenit të Tekapos është krenar që ka Observatorin Mount John, meqë atmosfera është e mirë, nata me qiell të kthjellët dhe ajri i pastër. I rrethuar nga Alpet Jugore, liqeni është shumë piktoresk. Ai bëhet veçanërisht i bukur kur lulet ngjyrë vjollce çelin në bregun e liqenit.

Kur ta vizitoni?

Për t’i parë lulet e mrekullueshme, shkoni atje nga mesi i nëntorit deri në dhjetor.

8. Carlsbad, Kaliforni, SHBA

lulishte3333

Ky resort i popullarizuar bregdetar tërheq vizitorët me klimën e tij të këndshme mesdhetare dhe plazhet e bukura. Fushat e gjera me Tecolote Ranunculus gjigante të çelura janë të hapura për vizitorët që t’i shohin, të kënaqen me pamjen dhe aromën çdo ditë gjatë sezonit.

Kur ta vizitoni?

Nga fillimi i muajit mars deri në fillim të majit.

7. Parku bregdetar Hitachi, Hitachinaka, Japoni

lulishte444

Parku pëlqehet nga vizitorët gjatë gjithë vitit. Megjithatë, në pranverë mijëra tulipan dhe narcis i magjepsin adhuruesit e ecjes. Kjo është një nga zonat më të bukura për të bërë një shetitje të mirë, për të ngarë biçikletën ose edhe  për të organizuar një ndejë me ushqime të  përgatitura në skarë.

Kur ta vizitoni?

Gjatë gjithë vitit: në pranverë këtu lulëzojnë tulipanët dhe narcisët, në verë dominojnë trëndafilat, ndërsa në vjeshtë fushat mbulohen kryesisht me ato të quajtura kosmos.

6. Castelluccio, Umbria, Itali

lulishte555

Me 1452 metra lartësi mbidetare, Castelluccio është fshati më i lartë në Apenine. Sidoqoftë, fshati i vogël është i njohur më së shumti për luginat shumëngjyrëshe, që fillojë të çelin në pranverë dhe verë. Lulet e egra e dominojnë peizazhin në këtë kohë të vitit.

Kur ta vizitoni?

Çdo kohë të vitit ai është i këndshëm. Për t’i parë lulet e çelura në fusha shkoni atje në pranverë dhe verë – nga fundi i majit deri në fillim të qershorit.

5. Lugina Skagit, Washington, SHBA

lulishte666

Mijëra vizitorë vijnë në luginë çdo pranverë në festivalin e tulipanit. Kjo luginë e cila gjendet në shpatet e malit Baker, ka një peisazh piktoresk. Pasi fillon pranvera, lulet fillojnë të lulëzojnë për dy javë rresht.

Pse ta vizitoni?

Në prill, mirëpo gjithmonë kontrolloni edhe një herë para se të niseni, pasi ajo mund të ndryshojnë çdo vit.

4. Pesë Liqejt Fuji, Japoni

lulishte777

Shibazakura ose myshku i trëndafilit është një lule, që çel me ngjyrë rozë shumë të gjallë, purpurtë ose me ngjyrë të bardhë. Kur mijëra prej tyre lulëzojnë në Japoni, njerëzit mbajnë një festival për ta festuar atë. Fushat e gjera me ngjyrë rozë Fuji në sfond janë tiparet e nënshkrimeve të festivalit.

Kur ta vizitoni?

Nga 19 prilli deri më1 qershor. Në mëngjes vendi është më pak i mbushur me njerëz, por pasditja është më e mirë për të bërë fotografi.

3. Parku Kombëtar Grand Teton, Uajoming, SHBA

lulishte888

Ka një shumëllojshmëri të madhe të luleve këtu dhe kur çelin ato ndryshojë mjaft shpejt. Llojet e bimëve përfshijnë ndër të tjera edhe Columbine dhe orkide Calypso. Përveç kësaj peisazhi i maleve përreth është mahnitës.

Kur ta vizitoni?

Nga maji deri në shtator.

2. Provence, Francë

lulishte999

Një nga rajonet më madhështore evropiane, Provence ka shumë bimë indigjene. Ajo është shumë krenare për tokat me lule levander. Fushat e gjëra me lavander aromatik tërheqin vizitorët e shumtë.

Kur ta vizitoni?

Gjatë gjithë verës.

1. Namaqualand, Namibi dhe Afrikë e Jugut

lulishte10 10

Vendi nuk duket aspak mbresëlënës – ai është i thatë, e i rrafshët. Megjithatë gjatë pranverës ai shndërrohet në diçka sureale. Mijëra lule ngjyrash të ndryshme fillojnë të lulëzojnë dhe lëshojnë një aromë mbi Namaqualand. Shpesh organizohen turne turistike për t’i shijuar bukuritë e këtij vendi.

Kur ta vizitoni?

Prej  fillim të gushtit deri në fund të shtatorit. /NGJYRA.COM/