banner

E gjelbër

Freudenberg2

Freudenbergu – qyteti përrallor gjerman


Freudenberg është një qytet mesjetar në Gjermani, me sipërfaqe 54.5 km2 dhe ku jetojnë afër 20.000 banorë. Një përshkrim i tillë nuk ofron diçka të jashtëzakonshme, mirëpo ky qytet ka diçka që e bën unik në botë.

Pjesa më e njohur e Freudenbergut është lagjja e vjetër e qytetit që njihet me emrin“Alter Flecken”, që përbëhet nga shtëpitë prej druri, 50 sosh, që datojnë nga shelli i 17-të – kohën kur ky qytet ishte rindërtuar pas një zjarri që e kishte gëlltitur të tërin.

Freudenberg3

Alter Flecken dhe shtëpitë e tij njihen në mbarë botën – ndërsa këto shtëpi janë nën mbrotje të shtetit dhe vlerësohen si trashëgimi me peshë ndërkombëtare.

Për shkak të këtyre shtëpive, klimës së butë dhe natyrës së mrekullueshme, turizmi në Freudenbergështë shumë i zhvilluar – sidomos turizmi i biçiklistëve dhe alpinistëve – që mund ta sodisin qytetin dhe rrethinën e tij nga një stazë me gjatësi 160 km.

Freudenberg7

Qyteti posedon disa muze, si Muzeun e Teknologjisë, Muzeun e Artit, pastaj, (gjatë verës) teatrin e hapur për turistët, gjurmimin e historikut të qytetit etj. /NGJYRA.COM/

Freudenberg5 Freudenberg10 Freudenberg8 Freudenberg6 Freudenberg1 Freudenberg4 TOPSHOTS-GERMANY-WEATHER-FEATURE Freudenberg9