Festivali i pikturimit mbi trupat e demave

Një garë interesante e pikturimit mbahet çdo vit në muajin maj, në provincën Yunnan të Kinës, ku artistë nga vende të ndryshme mblidhen për të bërë vizatime interesante mbi trupat e demave.

Pikturimi mbi trupat e këtyre kafshëve shtëpiake është një traditë antike në këtë provincë kineze. Sipas një legjende, shumë kohë më parë, fshatarët kishin parë një tigër duke e sulmuar një dem dhe gjatë luftës mes tyre ata ishin rrokullisur në një fushë përplot baltë – dhe kur demi kishte dalë nga balta, ai kishte marrë pamje aq të frikshme, sa që tigri ishte frikësuar tejmase dhe kishte ikur më të katra.

pikturimit i demave 012

Kështu, banorët lokalë besonin se pikturimi mbi trupat e demave do t’i bënte ata më të frikshëm dhe do t’i mbante larg tyre shtazët e egra.

Tashmë kjo traditë është shndërruar në festival tradicional, i cili mbahet çdo vit për të nderuar të korrat dhe kopetë e bagëtive, ndërsa në kuadër të tij zgjedhen dhe punimet më të mira. /NGJYRA.COM/

pikturimit i demave 001 pikturimit i demave 004 pikturimit i demave 005 pikturimit i demave 003 pikturimit i demave 006 pikturimit i demave 007 pikturimit i demave 010 pikturimit i demave 011 pikturimit i demave 008 pikturimit i demave 009

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply