E jashtëzakonshme – Orkestra e Parë e Perimeve

Orkestra e Parë e Perimeve e Vjenës (Das Erste Wiener Gemüseorchester) është një grup i muzikantëve, piktorëve, shkrimtarëve dhe artistëve tjerë, i cili interpreton muzikë të mahnitshme në instrumentet që kryekëput janë të punuara nga perimet e freskëta.

Orkestra, për çdo paraqitje publike i punon instrumentet e reja me ndihmën e mjeteve të kuzhinës dhe disa mjeteve elektrike – ndërkaq, perimet i blen nga bujqit që janë të dëshmuar për prodhime kualitative.

Sipas pjesëtarëve të kësaj orkestre, instrumentet e tyre nuk do të punonin siç duhet dhe do të mund të thyheshin, nëse nuk do të ishin të freskëta.

Ajo çfarë bëjnë këta artistë, për shumëkë mund të duket si diçka e krisur – mirëpo, kjo është puna e tyre. Ata thjesht përpiqen të krijojnë muzikë çfarë nuk keni dëgjuar më parë – dhe, përherë janë në kërkim të tingujve të rinj e të padëgjuar ndonjëherë.

Nëse nuk e keni rastin të shihni ‘live’ këtë ‘orkestër perimore’, atëherë magjinë e tingujve të tyre mund të gjeni në internet, apo në video-materialin që e shoqëron këtë shkrim. /NGJYRA.COM/

orkestra e perimeve2 orkestra e perimeve4 orkestra e perimeve3 orkestra e perimeve5

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply