banner

E kuqe

pse seks 4

Disa arsye për seks apo përse bëjmë seks fare?


E po mirë, bëjmë seks për shkak se ndiejmë kënaqësi, mirëpo nuk është kjo e vetmja arsye. Po i theksojmë disa arsye për seks! Njëra ndër to është dëshira e zjarrtë trupore.

Arsyeja I: … dashuria

Edhe pse tingëllon si klishe, arsyeja e parë përse bëjmë seks është dashuria. Seksi nga dashuria është arritje ideale e lidhjes. Seksi i tillë është më i shpeshti dhe seksi më i mirë.

Arsyeja II: … obligimi bashkëshortor

Edhe kjo është një ndër arsyet klishe, mirëpo është dukshëm i theksuar. Posaçërisht te partnerët bashkëshortor të moshuar dhe patriarkalë, midis tyre mashkulli mendon që ka të drejtë në trupin e gruas kurdo që të dëshirojë. Pa marrë parasysh mungesën e paralojës dhe dëshirës për kënaqësinë vetjake.

pse seks3

Arsyeja III: … shtatzënia

Qëllimi parësor i seksit megjithatë  është vazhdim i pasardhësve. Me ardhjen e revolucionit seksual dhe me shpikjen e llojeve të ndryshme të mbrojtjes nga shtatzënia seksi është bërë argëtim dhe kënaqësi në të cilën shtatzënia nuk është qëllim i përhershëm. Megjithatë, është e vërtetë që shumica e çifteve më shumë bëjnë seks kur planifikojnë të kenë fëmijë.

Arsyeja IV… dëshira e zjarrtë

Njerëzit janë qenie seksuale dhe prandaj është logjike që dëshira është njëra ndër shkaqet për seks. Nëse na orienton në tradhti, mund të na shkaktojnë probleme të mëdha.

Arsyeja V… mosha rinore

Edhe pse nuk jemi të rinj, seksi na mundëson të ndihemi më të rinj. Njëra ndër arsyet për seks është edhe dëshira për rini të gjatë në lidhjen e meshkujve të moshuar me femra më të reja. Gjithashtu, seksi ju mundëson kondicion të mirë dhe përmirëson gjendjen shpirtërore, gjë që do të thotë që edhe çiftet e moshuara bëjnë seks nga dëshira për rininë.

pse seks1

Arsyeja VI për seks… orgazma

Shumicës qëllimi i seksit u është përjetimi i orgazmës. Orgazma është kulmi i seksit, mirëpo nëse është kjo arsye e vetme për seks shpesh ndodh që të mos e përjetojnë, sepse jemi tepër të ngarkuar.

Arsyeja VII… relaksimi

E po ç’është më mirë se seksi pas një dite të lodhshme? Njëra ndër arsyet për seks në fund të ditës përfundimisht është zvogëlimi i stresit dhe relaksimi. Këtë e dinë shumica e çifteve të cilëve relaksimi u është një ndër arsyet për të bërë seks.

Arsyeja VIII… xhelozia

Nuk është e preferueshme të bëni seks vetëm e vetëm për ta bërë xheloz  partnerin, mirëpo ajo megjithatë është njëra ndër arsyet. Rrezikojmë që partneri të na urrejë dhe të na braktisë.

Arsyeja IX … ekspozimi para fqinjëve

Nëse çifti është i zëshëm dhe i zjarrtë, fqinjët e dinë orarin e seksit. Nëse çifti krahas kësaj është edhe ekzibicionist, njëra ndër arsyet për seks është edhe argëtimi i fqinjëve.

Couple practicing gymnastics on the beach

 Arsyeja X… kënaqja e partnerit

Është njëra ndër arsyet e cila vlen të pasohet. Në të vërtetë, në dhënie duhet kënaqur mu sikur edhe më marrje. Me atë rast kini kujdes të mos bëheni egoist.

Arsyeja XI… ndihuni seksi

Kur njeriu bën seks dhe bindet që turpi i tij e josh partnerin, ndihet shkëlqyeshëm dhe seksi. Edhe kjo është njëra ndër arsyet që dikush të kënaqet në shtrat.

Arsyeja XII.. seksi pas grindjes

Amerikanët e quajnë “make up sex”. Shpesh është një ndër arsyet e mira për pajtim dhe relaksim pas grindjes së ashpër.

Arsyeja XIII …eksperimentimi

Nëse dëshironi të provoni diçka të re, seksi është një ndër arsyet për të bërë eksperimente, sepse ju çliron maksimalisht fantazinë.

pse seks5

Arsyeja XIV … monotonia

Çdo arsye për të bërë seks është e pranueshme, madje edhe monotonia. Përse të mos e mposhtni monotoninë me seks?

Arsyeja XV… lokacioni interesant

Njerëzit e ndryshëm i eksitojnë gjërat e ndryshme. Një ndër arsyet për eksitim është edhe seksi në vend publik, i cili zgjon kërshërinë për hulumtim të lokacioneve të reja, interesante.

Arsyeja XVI… paraja

Siç e dimë të gjithë, prostitucioni është “profesioni” më i vjetër në botë. Një përqindje e caktuar e njerëzve e shfrytëzon seksin si njërin ndër arsyet për të mbijetuar.

Arsyeja XVII … ngushëllimi

Edhe ndarja e dhembshme është njëra ndër arsyet që femra të pranojë seksin me mashkullin të cilin nuk e dashuron. Autorët e librit Idiot’s to Amazing Sex thonë se nuk ia vlen seksi i tillë, sepse sasia e spermës nuk ka lidhje me asgjë. /NGJYRA.COM/