Leonid Afremov ka bërë emër të madh në botën e artit pamor – dhe atë, më së shumti falë pikturave të mahnitshme që ai ka realizuar në teknikën vaj.
Pikturat e këtij artisti ruso-izraelit, që duket sikur kanë ngadalësuar kohën, pasqyrojnë shkëlqimin e qyteteve në stinën e vjeshtës, respektivisht luksin e tyre, bregdetin, jahtet…
Afremov është bërë i famshëm në botë edhe për teknikën e veçantë që përdorë për krijimin e veprave të tij. Në vend të brushave ai përdorë thikën e paletave, vajin dhe kanavacën, teknikë kjo që i ka sjellë dhe titullin e njërit prej impresionistëve më të mirë të kohës moderne.
Pikturat e tij çmohen sidomos nga kritikët e artit dhe koleksionistët. Deri më tash ato janë bërë pjesë e galerive por dhe pronë private e njerëzve në shumë vende të botës, si në SHBA, Kanada, Zelandë të Re, Australi, Izrael, Francë, Spanjë etj.
Një fakt tepër interesant që lidhet me namin e Afremovit është se gjithë famën e tij dhe gjithë shitjet e pikturave, ai i ka arritur nëpërmjet internetit. /NGJYRA.COM/