Arti në borë, krijimtaria e mahnitshme e një artisti anglez

Artisti anglez, Simon Beck, ka bërë emër në botën e krijimtarisë me një lloj të veçantë të artit. Ai krijon forma të ndryshme gjeometrike duke shkelur në mënyrë të kontrolluar mbi shtresat e borës.

Për realizimin e disa veprave më të ndërlikuara, ai madje duhet të lëvizë gjithë ditën nëpër borë.

Arti i tij kishte nisur si hobi në vitin 2004, kur e kishte krijuar një formë gjeometrike në borë – e të cilën më pastaj e kishte vështruar nga lartësia – teleferiku. Ai mbeti i habitur me pamjen e veprës së tij.

Më vonë ndërkaq, për artin e tij kanë raportuar mediat më të njohura ndërkombëtare, ndërsa Simon nuk e ka ndërmend të ndalet. Ai tashmë artin e tij ka filluar të krijojë edhe në rërën e plazheve.

Në vijim ju sjellim disa fotografi që prezantojnë punën e bukur artistike të Simonit mbi shtresën e bardhë të borës. /NGJYRA.COM/

art bora 001 art bora 005 art bora 006 art bora 009 art bora 010 art bora 011 art bora 012 art bora 013 art bora 008 art bora 007 art bora 002 simon-beck-snow-art-1

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply