Arkitektura moderne – shtëpi luksoze nën tokë…

A mund ta paramendoni veten duke u kthyer nga puna në shtëpi, ndërsa e parkoni makinën para shtëpisë tuaj që nuk shihet? Në ditët e sotme, gjithçka është e mundur.

Për të gjithë njerëzit që janë të brengosur për shkatërrimin e ambientit, respektivisht ndikimin negativ që ka industria e ndërtimit mbi tokë, tashmë ka një zgjidhje – ata mund të ndërtojnë nën tokë. Nuk është shaka, dhe nuk po flasim për bunkerë – por, për rezidenca të mahnitshme banimi.

shtepi nentoke 0003

Të njohura si “shtëpi nëntoke” apo dhe si “shtëpi me impakt të vogël”, këto struktura minimizojnë shkatërrimin e hapësirës së gjelbër për ndërtimin e një objekti të banimit – sepse e gjithë struktura ndërtohet nën tokë.

Dy kompani angleze – NC Homes dhe Huntsmere– kanë propozuar ndërtimin e një shtëpie luksoze nën tokë, që do të ishte po aq e rehatshme sa dhe shtëpitë që ndërtohen mbi tokë.

E quajtur Perdu, kjo është një shtëpi tredhomëshe në formë rrethi, me lokacion në Bowdon, në Manchester të Anglisë.

shtepi nentoke 0002

Kur ndërtohet nën tokë, çdoherë ekziston problemi i ndriçimit natyror. Për ta shmangur këtë problem, forma e shtëpisë Perdu është skicuar asisoj, që në qendër të çatisë të ketë një pasazh, atrium – i cili mundëson depërtimin e dritës natyrore brenda hapësirave të banimit.

Shtëpia Perdu është ekologjike, ajo posedon sistemin e mbledhjes së ujërave, sistemin e kombinuar të ngrohjes-ftohjes, si dhe sistemin solar për ngrohjen e ujit.

shtepi nentoke 0004

Perdu mund të krahasohet me të gjitha shtëpitë tjera. Ka kuzhinë të plotë, qëndrimin ditor, dhomat e gjumit si dhe këndin e punës. Po ashtu ajo posedon dhe pishinën e brendshme.

Megjithatë, ekziston një problem i vetëm. Për të poseduar këtë shtëpi ekologjike duhet pasur goxha para, sepse çmimi i saj është përllogaritur rreth 3.7 milionë dollarë. /NGJYRA.COM/

shtepi nentoke 0005 shtepi nentoke 0006 shtepi nentoke 0007 shtepi nentoke 0008 shtepi nentoke 0009 shtepi nentoke 0011 shtepi nentoke 0001

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply