Angkor Wat, tempulli më i madh në botë

Angkor Wat (Tempulli i qytetit) është një kompleks i madh i tempujve në Kamboxhia, i njohur si tempulli më i madh, gjegjësisht godina më e madhe fetare në botë.

Tempulli është ndërtuar nga mbreti  i Mbretërisë  Khmere,  Suryavarmani i II-të në shekullin e 12-të, mbretëria  e të cilit  përfaqësonte një prej qytetërimeve më të rëndësishme në Azinë Juglindore .

Angkor Wat10

Tempulli fillimisht i ishte dedikuar Perëndisë Vishnu, që do të thotë se ishte një tempull hindu, mirëpo gjatë shekujve 14 dhe 15 ai u shndërrua në tempull budist dhe si i tillë ka mbetur deri në ditët e sotme.

I tërë tempulli mbulon një sipërfaqe prej 2 kilometra katrorë. Muri i jashtëm i tij është i gjatë 1025 metra, gjerësia 805 metra, ndërsa lartësia 4,5 metra, ndërsa përreth tij gjenden 30 m fushë e hapur, e kufizuar me një kanal të gjerë 190 metra.

Angkor Wat18

Në mes gjenden pesë kulla, të cilat përfaqësojnë  pesë male. Kulla më e lartë (65 metra) është ajo në mes të tempullit.

Ky tempull që është bërë simbol zyrtar i Kamboxhias, e madje gjendet edhe në flamurin e këtij vendi,  është një nga pikat kryesore turistike që vizitohet nga më shumë se gjysmë milioni turistë çdo vit.

Që nga viti 1992, Angkor Wat është e futur në listën e  Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s. /NGJYRA.COM/

Angkor Wat11 Angkor Wat4 Angkor Wat17 Angkor Wat19 Angkor Wat20 Angkor Wat21 Angkor Wat23 Angkor Wat16 Angkor Wat14 Angkor Wat13 Angkor Wat5 Angkor Wat6 Angkor Wat7 Angkor Wat8 Angkor Wat9 Angkor Wat3 Angkor Wat24 Angkor Wat1 Angkor Wat2 Angkor Wat12 Angkor Wat22

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply