banner

Rozë

Susan Sarandon1212

Aktoret që pretendojnë se mplakja ua ka shkatërruar karrierën


Nuk është sekret se në Hollywood shumica e roleve që janë në dispozicion për femra janë të përshtatura për aktore të reja në moshë, shumë prej të cilave me t’i mbushur të 40-at, thjesht bien në harresë. Këto janë 7 aktoret të cilat pohojnë se mplakja ka ndikuar negativisht në karrierën e tyre.

7. Brooke Shields

Brooke-Shields1

Brooke Shields është ankuar se nuk ka shumë role në Hollywood për gratë e moshës së saj, mbi 50 vjeçe.

6. Julie Walters

Julie-Walters1

Walters ka kritikuar industritë e filmit dhe teatrit për mungesën e roleve për aktore më të vjetra dhe se Hollyvoodi me të vërtetë duhet ta ndërprejë diskriminim e moshës.

5. Kathleen Turner

Kathleen-Turner1

Sipas Kathleen ka role interesante edhe për gratë më në moshë, por Hollywoodi thjesht nuk është duke e marrë mundin që të ndërtojë karaktere komplekse, siç bëhet në teatër.

4. Annabelle Gurwitch

Annabelle-Gurwitch1

Në librin e saj të ri ” I See You Made an Effort”, ajo pretendon se gratë e moshës  mbi 50 vjeçe janë të padukshme në Hollywood. 53-vjeçarja Gurwitch e ka filluar karrierën e saj si aktore, mirëpo aktualisht  ajo e konsideron veten më shumë shkrimtare.

3. Rosanna Arquette

Rosanna-Arquette1

Rosanna është ankuar se Hollywoodi  është i dhënë pas të rejave dhe se rolet për gratë më në moshë po avullohen më të shfaqur të rrudhave të para. Sipas saj producentët e filmave po e trajtojnë mplakjen si një sëmundje, gjë që është e dhimbshme.

2. Kim Cattrall

Kim-Cattrall1

Kim pohon se grave mbi 50 vjeçe po u mohohen rolet sfiduese për shkak se filmbërësit e Hollywoodit po i favorizojnë yllthat. Sipas saj, për përmirësimin e gjendjes aktuale ndoshta duhet që gratë të fillojnë të bëjnë role për gratë!

1. Susan Sarandon

Susan-Sarandon1

Susan Sarandon e pranon se për gratë më në moshë është duke u bërë  gjithnjë e më e vështirë për të gjetur punë, andaj sipas saj kjo bën që gratë të përpiqen ta ruajnë bukurinë fizike me kirurgji plastike. /NGJYRA.COM/