Aktorë Hollywood-i dhe të mençur

Edhe të famshëm edhe të mençur, me siguri se iu duket diçka kontradiktore kur thuhet, por nuk bën të paragjykohet në këtë aspekt.

Këto dy gjëra në disa raste janë të përbashkëta, dhe ekzistojnë me të vërtetë disa persona të famshëm që janë të mençur!

Shumë prej tyre kanë studiuar në nivele të avancuara, dhe disa prej tyre kanë nivel shumë të lartë të IQ-së.

Përkundër dyshimeve që mund t’i keni, ne ju sjellim një listë të personave të famshëm dhe të mençur!

mencur natalie

1. Natalie Portman njihet si një prej aktoreve më të mençura të Holivudit. Megjithëse mund të kemi dyshime për aftësitë e saja në aktrim, trurin duhet t’ia admirojmë. Natalie ka të kryer psikologjinë hiç më pak se në Harvard.

mencur dolph

2. Dolph Lundgren mund ta njihni si një prej aktorëve më të famshëm të filmave aksion dhe ndoshta s’e keni imagjinuar të futet në këtë listë. Por ja që e keni gabim! Dolph ka të përfunduar inxhinierinë kimike si dhe ka fituar bursë të Fulbright-it në prestigjiozen MIT.

mencur quentin

3. Për ata që e njohin punën e tij, nuk do të habiten fare. Quentin Tarantino kishte lënë shkollën e mesme në moshën 16 vjeçe dhe i ishte përkushtuar karrierës së tij të suksesshme në aktrim dhe regji. Por, Tarantino ka nivel të lartë të IQ-së – 160, që mund të thuhet me plotë gojën se është një prej të famshmëve më të mençur.

mencur james

4. Sa prej fytyrave të famshme kanë PhD? Apo më mirë të themi, sa njerëz jashtë botës së artistëve kanë doktoratë? Epo, aktori James Franco është duke punuar në këtë drejtim, as më pak e as më shumës e në Yale.

mencur jennifer

5. Duhet të jesh goxha i zgjuar të flasësh jo një, por dy gjuhë rrjedhshëm. Por ja që Jennifer Connelly flet frëngjisht dhe italisht në mënyrë perfekte, ndërsa ka studiuar në Yale dhe Stanford.

mencur jodie

6. Jodie Foster ka qenë një prej femrave të para të famshme me dijeni të jashtëzakonshme. Pas disa roleve të mira të hershme, aktorja la anash karrierën e saj për t’iu përkushtuar studimeve, duke fituar kështu një diplomë në letërsi nga Universiteti Yale. Ajo flet gjithashtu rrjedhshëm frëngjishten dhe ka nivel të lartë të IQ-së.

mencur cindy

7. Cindy Crawford ka shkelmuar nocionin se të gjitha modelet janë torollake kur u shpall më e mira në klasën e saj dhe fitoi bursë për të studiuar inxhinierinë kimike në Universitetin Norvegjez. Është një pako e plotë – bukuroshe dhe e mençur!

mencur matt

8. Matt Damon në të vërtetë i kishte ardhur ideja për filmin “Good Will Hunting” derisa ishte duke i përfunduar studimet në Universitetin e Harvardit dhe të gjithë e dimë se sa prestigjioz është ai vend. Edhe pse i kishte lënë në gjysmë studimet për t’iu përkushtuar karrierës së tij, Shkolla Crimson megjithatë i kishte dhënë atij Medaljen Artistike të Harvard-it. / NGJYRA.COM/

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply